KGjK Pezullon nga Puna Salih Mekajn

Kryetari i Gjykatës së Apelit Salih Mekaj është pezulluar nga kjo pozitë si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ky vendim doli nga mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

KGjK thotë se ka vendosur kështu për shkak se Salih Mekaj është duke u hetuar nga drejtësia për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim te ndikimit.

“Komisioni Disiplinor i KGjK-së ka marr vendim që Mekaj të pezullohet nga këto dy pozita derisa të përfundojnë hetimet”, deklaroi për Kallxo.com Kryesuesi i KGjK-së, Enver Peci.