Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim
Pse për rastet e terrorizmit procedurat janë më të shpejta se sa për korrupsion?
Hulumtimi i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka treguar që rastet e terrorizmit po procedohen ma shpejt dhe se aktakuzat po kanë prova.
Hulumtimi i BIRN tregon që në këto raste procedurat përfundohen ma shpejtë.
Mentor Bajraktari, nga Departamenti Special thotë se rastet e terrorizmit trajtohen me prioritet për shkak se të pandehurit ndodhen zakonisht në paraburgim.
Bajraktari në emisionin ”Kallxo Përnime” thekson se prioritetin e rastit të terrorizmit e parasheh edhe plani strategjik.
“Po zakonisht rastet e terrorizmit janë raste që janë në paraburgim, zakonisht janë në masa të paraburgimit që kanë prioritet më të theksuar, qoftë me planin strategjik apo aktet e tjera të hartuara nga KPK-ja. Këto raste trajtohen më shpejt tu e marrë për bazë që i pandehuri është në paraburgim” – tha Bajraktari.
Ai gjatë emisionit theksoi se në planin e veprimit të Departamentit Special, prioritet kanë pasur rastet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjykata, Departamenti Special e ka bërë planin e veprimit për vitin 2023 që do të pasojë edhe për vitin 2024. Prioritet e ka pas terrorizmin, korrupsionit dhe krimit të organizuar, këto janë prioritete të para”- tha ai.
Në “Kallxo Përnime” është duke u diskutuar hulumtimi i BIRN i cili ka gjurmuar 10 dosje të korrupsionit.
Hulumtimi shpërfaq edhe të dhëna për gjykimet e shpejta në rastet e terrorizmit si dhe dëshmi për proceset ku të dënuar për terrorizëm u liruan para kohe nga burgjet.