Pal Lekaj: LVV po investon më shumë në komunat që udhëhiqen nga kjo parti

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka thënë se komunat që udhëhiqen nga LVV-ja kanë më shumë investime kapitale.

“Hallall që shpenzoni buxhetin në paga e mëditje, hallall që shpenzoni në mallëra e shërbime, por kur jemi në investime kapitale është përqindja tëpër e ulët dhe kërkesat janë enorme të spitaleve regjionale dhe e ke edhe spitalin e Prishtinës që e ka kërkesën por që ende nuk ka filluar” – tha Lekaj.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka shtuar se më shumë ka kushtuar për 2 vjet që Kosova ka paguar energji elektrike qytetarëve si subvencion sesa krejt buxheti i komunave.

“Ma shumë ka kushtu me ju pagu rrymën qytetarëve të padëgjueshëm sesa krejt buxheti i komunave dhe nëse e marrim buxhetin e komunave dhe e ndajmë në 38 komuna, 4 komunat që qeveris Vetëvendosja ka shumë më tepër investime kapitale, gati se në të gjitha komunat e tjera”  – tha Lekaj.

“Paramendojeni, merreni Shtimen, që duhet patjetër me e përkrahë, por nëse e krahason me Prishtinën ose me Gjakovën apo Prizrenin për investime janë katastrofale, barabar. 7.2 i ka Prishtina investime, 7.6 i ka Shtimja” – ka thënë Lekaj.

Ndërsa Muja i Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij e ka këtë koncept të qeverisjes.

“Gjithmonë investimet kapitale nga qeveria për komunat duhet të jenë më të mëdha sesa buxheti i atyre komunave. Çdo qytetar e ka rëndësinë e vet te ne” – tha Muja.

Projektligji për buxhetin për vitin 2024 u miratua në lexim të parë të enjten pas më shumë së 10 orëve diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

https://kallxo.com/lajm/partite-opozitare-nuk-marrin-pjese-ne-votimin-ne-parim-te-buxhetit-per-vitin-2024/