Dosja e laboratorit të ujit në Prishtinë - LIVE
12.7.2023 - 22:29
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi që zbulon problemet në kontratën për Fabrikën e Ujit në Prishtinë.
Hulumtimi zbardh problemet me makinat, të cilat ishin blerë për të testuar cilësinë e ujit.
Intervistat dhe dokumentet zbulojnë që pajisjet e blera nuk u përdorën prej vitit 2017 deri në 2023.
Të dhëna të tjera zbulojnë probleme në instalimin e sensorëve që identifikojnë ujin e turbullt.
Po ashtu, hulumtimi zbardh se si sot paguajmë kredi 200 mijë euro në muaj për pajisje që nuk u investuan ashtu siç u parapa në kontratë.