Mysafirët Nuk e Pinë Ujin e Fabrikës së Re

Shumë mysafirë kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të fabrikës së re të ujit në fshatin Balinc të Vushtrrisë.

Fabrika që është një investim 8 milionësh i qeverisë së Kosovës pritet ta zbutë problemin e madh që qytetarët e Vushtrrisë kanë pasur me ujin e pijes tash e shumë vjet.

Por pasi është përuruar fabrika, mysafirët të cilët ishin të pranishëm në ceremoni nuk kanë përdorur ujin e fabrikës së re.

Video e KALLXO.com tregon se mysafirët kanë shuar etjen me ujë të blerë.