Foto: Facebook

Imeraj reagon ndaj vendimit të Komunës së Deçanit

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”- Dega në Deçan, Shkodran Imeraj,  ka reaguar ndaj anulimit të protestës së 6 qershorit 2019 nga Komuna e Deçanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Imeraj ka shkruar se anulimi i protestës që ishte thirrur për mbrojtjen e pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” është precedent i pa pranueshëm

“Dje (premte) gjatë ditës, Komuna e Deçanit njoftoi se ka anuluar Demonstratën e 6 qershorit 2019, me pretekst se duhet t’i jepet kohë faktorit politik dhe ndërkombëtar, për zgjidhjen e kontestit pronësor në mes të Komunës së Deçanit, Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër”, ka potencuar kryetari i historianëve të Deçanti, Imaraj.

Po sipas Imerajt, anulimi i demonstratës është i pa pranueshëm dhe precedent i rëndë, ngase asnjë herë mbi këtë çështje nuk janë anuluar demonstratat e paralajmëruara.

“I bëj thirrje publike Komunës së Deçanit dhe kryetarit Ramosaj, që të mos bie pre e premtimeve të faktorit politik vendor dhe ndërkombëtar, ngase as pala shqiptare dhe as ajo e huaj në Kosovë, nuk ka vullnet për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. E ritheksoj prapë se zgjidhja e vetme dhe më e pranueshëm në këtë çështje është që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të kthehen në asete kombëtare”, në reagimin e LHK Ali Hadri” ka konkluduar në reagimin tij, Shkodran Imeraj, për anulimin e demonstratës së 6 qershorit nga Komuna e Deçanit.