I akuzuari për drogë insiston se nuk e kishte për shitje
Leon Elezi, i akuzuar për blerje dhe shitje të substancave narkotike me mbrojtjen e tij kanë kërkuar që të rikualifikohet vepra penale për të cilën akuzohet.
Mbrojtja e të akuzuarit tha se në vend të blerjes dhe shitjes, Elezi duhet të akuzohet vetëm për përdorim të narkotikëve.
Sipas aktakuzës Elezit i ishin gjetur 9.31 gram drogë.
Gjykata sot refuzoi kundërshtimin e aktakuzës nga ana e mbrojtjes, për konfiskimin e sasisë së narkotikut 9.31 gram.
Elezi ngarkohet nga Prokuroria me akuzën e blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike.
Mbrojtësi i të akuzuarit Leon Elezit, avokati Meshari Selimaj, duke bërë kundërshtimin e provave të aktakuzës tha se këtu kemi të bëjmë me posedim të narkotikëve.
“Prokuroria duhet të bëjë rikualifikimin e veprës penale nga blerja dhe shitja e narkotikëve në veprën penale të posedimit të narkotikëve, andaj kërkojmë nga gjykata që ta hudhë aktakuzën e Prokurorisë”- tha avokati Meshari Selimaj.
Avokati Selimaj shtoj se nëse Prokuroria bënë rikualifikimin e veprës penale, ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë më saktësisht ta pranojnë fajësinë.
Ndërsa përfaqësuesi i aktakuzës prokurori Ramiz Buzhala, i propozoj gjykatës që kundërshtimin e provave të aktakuzës ta refuzoj si të pabazuar.
“Duke marrë parasysh se të akuzuarit Elezi i janë gjetur 9.31 gram narkotikë në katër qese, kjo nënkupton se qëllimi i tij ka qenë që t’i shes e jo ti përdor për përdorim personal.
Pasi që avokati Selimaj hoqi dorë nga e drejta e ankesës në Gjykatën e Apelit për refuzimin e kërkesës për hudhjen e aktakuzës, gjyqtari Shaqir Zika caktoj shqyrtimin gjyqësor për datën 7 Mars.
Në gjykimin e kaluar të mbajtur në Janar, i njëjti ishte deklaruar i pafajshëm rreth akuzës së Porkurorisë.
https://kallxo.com/gjakove-fshehu-drogen-ne-te-brendshme-e-kisha-per-perdorim-personal/
Sipas aktakuzës, Leon Elezi në Tetor të vitit të kaluar ishte ndaluar me makinë nga personat zyrtarë, dhe të njëjtit i janë gjetur katër qese najloni të mbushura me marihuanë.
Aktakuza shpjegon se këto qese i kishte fshehur në të brendshme në pjesën e pasme të prapanicës, të cilat janë sekuestruar nga personat zyrtarë.