Haziri: Gjilanin nuk mund ta nëpërkëmb më askush

Kryetari i Komunës së Gjilani është shprehur i kënaqur se projektet prej 40 milionë eurosh në Gjilan janë të buxhetuara.

Ai u shpreh i bindur se nuk do të lejojë anashkalimin e Gjilanit lidhur me projektet qendrore.

Këtë e ka thënë gjatë një takimi publik me qytetarët e Gjilanit, ku ka bërë paraqitjen e gjashtë mujorit të parë të punës.

Në një postim në Facebook, i pari i Gjilanit ka thënë se kjo komunë ka hyrë në fazën e ndryshimeve të insfrastrukturës së saj të plotë, lidhjes me rrugë regjionale moderne, si dhe lidhjen me Prishtinën dhe Tiranën përmes autostradave moderne.

“Përfundimisht, Gjilanin nuk mund ta nëpërkëmb më askush në jetësimin e planeve të veta zhvillimore”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kërkuar  nga qytetarët  durim për t’i parë punët në realizim e sipër, duke i falënderuar ata për pagesat e taksave komunale.