Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Nga rritja e pagave përfitojnë 600 gjyqtarë e prokurorë, e pak qeveritarë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e Qeverisë për ngritje të pagave.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se nga procesi i ngritjes së pagave përfitojnë 600 gjyqtarë e prokurorë, e pak qeveritarë.

“Sot i është shtuar përkrahja më e fuqishme zbatuesve të drejtësisë”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj është deklaruar edhe rreth kërkesës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për rritje të rrogave për punëtorët publikë në përputhje me rritjen e rrogave në Qeverinë e Kosovës.

https://kallxo.com/pas-qeverise-bspk-kerkon-rritje-rrogash/

“Kërkesë e drejtë e sindikalistëve. Ligji për paga do ta rregullojë edhe vendimin tonë. Është e arsyeshme kërkesa e sindikalistëve. Nuk do të këtë ulje të pagave, por do të ketë nivelizim të pagave”, theksoi kryeministri.