Hapet 'Panairi i Gjilanit 2018'

Në sheshin e qytetit të Gjilanit, sot hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë.

Ky panair i organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, si dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, mbahet në datat 26- 27-28 shtator 2018.

Bizneset që kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri tani janë si më poshtë vijon:

Shqipëria 40 +

Maqedonia 6

Mali i Zi 3

Turqia 1

Kosova 65 +

Gjithsej 115 +

Panairi i Gjilanit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet sipërmarrësve nga rajoni si dhe inkurajon konkurueshmërinë e NVM-ve të cilat konsiderohen si shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Ai gjithashtu, ofron mundësinë për të promovuar bizneset, pasi do të ketë një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë këtu sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, hortikulturës, frutave të malit, bimëve medicinale, artizanale etj.

Kosova,​ Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Turqia do të kenë mundësi për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre vendore.

Ky panair, i pari në llojin e vet, do të ketë edhe një hapësirë për grupe artistike dhe sportive, në mënyrë që të bëhet sa më tërheqës, jo vetëm për banorët e Gjilanit por për të gjithë qytetarët që do e vizitojnë atë.