Hapet Festivali i Gjelbër

Edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër u hap sot në sallën e sporteve ‘1 tetori’ në Prishtinë.

Ky festival organizohet çdo vit për t’i promovuar bizneset e gjelbërta të Kosovës dhe për ta ngritur vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.

Këtë vit 41 biznese kosovare që do t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Pavijonin e Gjelbër.

Përveç kësaj, gjatë këtij festivali tre ditor, do të mbahen disa aktivitete për të inkurajuar vetëdijen dhe kontributin publik për qëndrueshmërinë e mjedisit.

Në ceremoninë e ditës së parë, të pranishëm janë: Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Drejtori i Vendit i GIZ-it  për Kosovë dhe Maqedoni, David Oberhuber, Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha dhe përfaqësues të biznesit.

Festivali i Gjelbër do të mbahet nga data 19 deri më datën 21 shtator në sallën e sporteve “1 tetori” në Prishtinë.

FOTO: