Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjykata refuzon paraburgimin ndaj ish-zyrtarit të Prokurorisë

Gjykata Themelore e Gjakovës, ka refuzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj të pandehurit- avokatiti Yll Xhiha.

Prokuroria e Gjakovës kishte kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Yll Xhiha, për veprën penale të kanosjes.

Para dy ditësh Prokuroria e Gjakovës kishte njoftuar se Policia është vënë në kërkim të ish-zyrtarit ligjor të Prokurorisë, tash avokat, Yll Xhiha,  nën dyshimin se të Enjtën me datën 24 Janar,  kërcënuar Dardan Kokallen-personel i sigurimit në Prokurorinë e Gjakovës.

Në anën tjetër në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se ka dëshmi me video që asgjë nuk ka ndodhur në prokurori.

Gykata e Gjakovës duke e refuzuar caktimin e paraburgimit ndaj Xhihës të kërkuar nga Prokuroria, e lëshon të pandehurin në liri, mirëpo ndaj të njëjtit caktohet masa e ndalimit.

Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurit Yll Xhiha i Ndalohet që ti afrohet personit të dëmtuar Dardan Kokalla si dhe vendit të tij të punës- objektit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në afërsi prej 50 metra.

Pas komunikatës së Prokurorisë, se i pandehuri duke dalur nga Prokuroria ndaj personelit të sigurimit kishte përdorur fjalët “do ta shohësh kush jam unë”, “rrugaç” e fjalë të tjera”.

https://kallxo.com/policia-nuk-arrin-ta-kape-avokatin-nga-gjakova-ai-shfaqet-ne-facebook/

Derisa Policia e Gjakovës i ishte vënë në kërkim ish-zyrtarit ligjor të Prokurorisë tash avokat, ndërkohë avokati i dyshuar ishte paraqitur përmes rrjeteve sociale, duke drejtuar akuza në adresë të kryeprokurorit të Gjakovës Ali Selimaj.

Ndërkaq kallxo.com ka kontaktuar kryeprokurorin Selimaj dhe të pandehurin Xhiha.

https://kallxo.com/ish-zyrtari-i-prokurorise-se-gjakoves-rastin-e-kanosjes-e-quan-montim-nga-kryeprokurori-ali-selimaj/