Qytetet e Ndara Mësojnë Si T’i “Ndërtojnë” Urat e Besimit

Ndërsa xhepat e dëshpërimit dhe sfidat ende ekzistojnë në finalizimin e një formule për një qeveri të përbashkët në mes të katolikëve dhe protestantëve të vendit, ditët e shpërthimeve të makinave, protestat e dhunshme në rrugë, vrasjet sektare dhe ushtarë të armatosur rëndë që patrullojnë rrugët kanë mbaruar.

Në ekonomi po bëhen investime. Punësimi po rritet. Dikur një vend me barakat e ushtrisë britanike tani është duke u shndërruar në një komunitet banimi. Burgu famëkeq i Crumlin Road, ku u mbajtën dikur paramilitarët, është tani një muze. Ju mund të ndjeni se besimi publik po kthehet.

Në strukturën e restauruar Eduardiane të Bashkisë, Forumi i 5-të vjetor për Qytetet në Tranzicion (FCT) mbledh krerët politikë dhe të shoqërisë civile nga 14 qytete të ndara për të “promovuar pajtimin nëpërmjet elasticitetit/fleksibilitetit.

Dhe ky qytet njeh elasticitetin/fleksibilitetin.

Koncepti që qëndron prapa FCT është një filozofi e paqes dhe e pajtimit që është puna jetësore e Padraig O’Malley, profesor në Shkollën e Diplomimit McCormack të Studimeve Globale në Universitetin e Massachusetts, në Boston.

Boshti i idesë së O’Malley është se qytetet e ndara kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. Ai beson, se ka modele të përbashkëta, si dhe tipare politike, sociale dhe psikologjike që përjetësojnë konfliktin. Mënyra më e mirë për t’i kapërcyer këto modele dhe tipare është me anë të një ndërhyrjeje nga ata që i kanë përjetuar ato dhe kanë mësuar se si ta përfundojnë ciklin.

“Ju jeni këtu për të ndarë përvojat me njëri-tjetrin dhe të mësoni nga njëri-tjetri,” iu drejtua O’Malley rreth 200 delegatëve nga qytete që përfshijnë Bagdadin, Jeruzalemin, Mitrovicën dhe Kadunan, në Nigeri, ndër të tjera.

“Në të gjitha qytetet dhe shoqëritë tuaja, ju përballeni me të njëjtat probleme,” tha ai. “Procesi për t’i dhënë fund konfliktit është i gjatë, i vështirë dhe kompleks. Ju nuk duhet të ndaleni. Shoqëritë tuaja nuk duhet të ndalen. Është, vështirë, shumë punë e vështirë. “

FCT ka lindur në konferencën e vitit 1997, ku anëtarët e Partisë Ulster Unionists, e cila besonte se Irlanda Veriore duhet të mbetet në kuadër të Mbretërisë së Bashkuar, refuzoi të bisedonte drejtpërdrejti me Sinn Fein, krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA). IRA kishte kryer një fushatë të bombardimeve dhe të luftës së armatosur kundër ushtrisë britanike me qëllim të bashkimit të 26 qarqeve në jug me gjashtë qarqe në veri si një republikë e vetme irlandeze.

Të dy palët u mblodhën në Afrikën e Jugut, ku O’Malley ia arriti që shkëlqyeshëm të sjellë së bashku të dyja palët në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë Nelson Mandelan,i liruar pas më shumë se dy dekadash qëndrimi në burg për të udhëhequr vendin e tij për t’i dhënë fund aparteidit, artikuloi një sfidë të thellë: “Ne e bëmë atë. Pse ju nuk mundeni?”

Ky ishte fillimi i një procesi 17 vjecar të paqes për Irlandën Veriore. FCT e këtij viti është një shfaqje e progresit.

Martin McGuinness, një ish-komandant në IRA dhe tani zëvendës ministri i parë që ndan pushtetin me partinë kryesore sindikaliste, foli në mbledhje në sallën e qytetit të enjten, duke thënë: “Ne kemi qenë me një udhëtim të mrekullueshëm këtu.”

Duke iu referuar Belfastit dhe qytetin e tij të Derry, ai shtoi, “këto dy qytete kanë ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit.”

Ai e përshkroi përpjekjet në Derry për të ndërtuar një urë që lidh kalimin në këmbë për lagjet katolike dhe protestante në anët e kundërta të lumit Foyle: “Ndonjëherë gjëra të vogla mund të bëjnë një ndryshim. Tani njerëzit e njohin njëri-tjetrin, janë duke punuar së bashku dhe të jetojnë së bashku, “tha ai.

Kjo urë është quajtur Ura e Paqes.

Procesi i paqës në Irlandën Veriore ka qenë “një fener i shpresës për konfliktet e tjera në mbarë botën,” shtoi McGuinness. “Njerëz të tjerë janë të gatshëm për të mësuar nga përvojat që kemi pasur këtu. Unë po shoh se çfarë po ndodh në Irak, Siri, Ukrainën Lindore, dhe është absolutisht dëshpëruese të shohësh njerëz që humbin jetën e tyre në konflikt. Unë nuk do të shkoj në këto vende për t’ju ofruar një zgjidhje. Askush nuk e bëri atë për ne, sepse ajo duhet të bëhet nga vetë njerëzit. Të gjitha palët duhet ta dinë që konflikti mund të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, përvec nëse ata punojnë së bashku për ta ndaluar atë. Në qoftë se motivimi humbet, lufta do të vazhdojë.”

Ai u pyet nga një delegacion palestinez nga Ramallahu që tha se ishte duke humbur shpresën në procesin e paqes, dhe nga qyteti libanez i Tripolit në lidhje me mënyrën më të mirë për të siguruar kujdes dhe këshillim për luftëtarët se si ata të kalojnë në paqe. Ishin biseda shumë praktike, një ndarje e mësimeve të vlefshme në lidhje me atë që funksionon dhe çka nuk funksionon në këto shoqëri të ndara.

Por ndoshta pyetja më e qëlluar erdhi nga delegatja e FCT, Valdete Idrizi nga Mitrovica, një qytet në Kosovë.Qyteti është duke u përpjekur për të arritur paqen pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999 që vuri përballë luftëtarët shqiptarë të Kosovës kundër forcave ushtarake dhe paramilitaare serbe në fund të regjimit të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq.

Idrizi, i cila kryeson Community Building Mitrovica (Komuniteti për Ndërtimin e Mitrovicës), një organizatë jo-qeveritare që kërkon të ndërtojë aleanca mes palëve të ndryshme të ndara, foli për urën në qytetin e saj. Ajo, gjithashtu, përfshin dy komuniteteve të ndara – muslimanëve shqiptarë në njërën anë dhe të krishterëve serbë në anën tjetër – por kjo nuk është një “Urë e Paqes” si ajo në Derry. Në fakt ajo ka qenë në mënyrë të përsëritur vendi i përplasjeve të dhunshme, së fundmi këtë verë. Forcat paqeruajtëse të OKB-së qëndrojnë me përtaci të vendosura në dy anët e urës.

Idrizi pyeti McGuinness nëse ai do të pranonte një ftesë të vizitonte qytetin e tyre ende të ndarë dhe të ndante mësimet që ai ka mësuar se si të bëhet udhëtimi drejt paqes.

“Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj,” tha ajo.

McGuinness përfundoi bisedën e tij, duke thënë, “Shihemi vitin e ardhshëm nëKosovë”

Tekst i marrë nga Globalpost.com