Gjilan, arrestohet pasi u bë i dhunshëm në seancë gjyqësore

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore është shprehur me sjellje arrogante dhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në orën 11:00 në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.