Rrënohen Anekset Pa Leje “Te Santea”

Rrënimi këtyre objekteve është bërë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, që ka filluar që nga viti i kaluar, ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Muhamet Gashi.

“Aksioni për lirim të hapësirave publike ka filluar që prej 1 qershorit të vitit të kaluar dhe është aksion që do të zhvillohet në vazhdimësi”, i tha Gashi, Gazetës Jeta në Kosovë.

Në aksion kanë asistuar dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Flora Ahmeti, zyrtare për informim e policisë në Prishtinë, shpjegoi se në bazë të një marrëveshjeje që ka Policia e Kosovës me Komunën e Prishtinës, në aksione të këtilla mund të asistojnë policët që e kanë ditë pushimi, dhe këtu angazhohen në punë sekondare.