Kandidati për deputet pa familjarë të pa punë, zotohet për zhvillim ekonomik - VIDEO

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Jeton Svirca në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se tri problemet kryesore të Prishtinës kanë të bëjnë me infrastrukturën, hapësirat e gjelbëruara dhe mungesën e parkingjeve.

Svirca ka shtuar se zhvillimi ekonomik është kauza të cilën do ta shtyjë përpara në rast se do të bëhet deputet.

Ai ka folur edhe për taksat që duhet të ulen dhe ato që duhet rritur në Kosovë.

“Mendoj që TVSH-ja duhet me u ulë për shkak të bizneseve. Me u rritë taksa e kontributit pensional”, është përgjigjur kandidati për deputet.

Në anën tjetër, Svirca ka përmendur edhe tri amendamentet e para që do t’i propozonte, në rast se merr votat e nevojshme në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

“Do të propozoj ndryshimin e ligjit në arsim. Sigurisht aty do të ketë plot amendamente. Do të propozoj të ndryshohet ligji për tatimin dhe do të propozoj që të ndryshohet ligji për energjinë”, ka thënë ish-deputeti i legjislaturës së katërt të Kuvendit.

Sa i përket përmirësimit të ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë, kandidati i Nismës ka thënë se do të flasë në Kuvendin e Kosovës dhe do të propozojë ndryshimet e rregullave ligjore.

Ai ndër të tjerash ka thënë se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, përderisa ka shtuar se është për përdorimit të qeseve të plastikës.

Me përgjigjen kundër, Svirca është përgjigjur edhe për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr, shitjes së Telekomit të Kosovës, ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si dhe kundër heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe.

Kandidati nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa përkrahë bartjen e shamive në shkolla.

Svirca i cili ka qenë deputet i legjislaturës së katër të Kuvendit të Kosovës, është zotuar se do ta mbajë vetëm një vend pune si dhe ka shtuar se nëse bëhet deputet, do të zhvillojë vizita mjekësore në spital publik.

Ai ka shtuar se asnjë familjarë nuk e ka të papunësuar.

Svirca ka thënë se do të japë dorëheqjes nga pozita e ligjvënësit, nëse ndaj tij ngritet ndonjë aktakuzë, përderisa ka theksuar se do ta votojë rrëzimin e qeverisë nëse kryeministrit ka aktakuzë.

Kandidati nga Nisma Socialdemokrate është përgjigjur për KALLXO.com se do ta votonte një qeveri që i ka mbi 15 ministri, ndërkaq sipas tij një dikaster duhet ta ketë një zëvendësministër.

Ai ndër të tjerash ka thënë se do t’i bëjë transparente fondet e partisë, si dhe do ti hap faturat dhe dokumentet në Kuvend ose ministri.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, Nisma Socialdemokrate garon në një listë të përbashkët me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Partinë e Drejtësisë (PD), pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.

Kjo është intervista e plotë me kandidatin për deputet nga radhët Nismës Socialdemokrate, Jeton Svirca:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Jeton Svirca: Zhvillimi ekonomik.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Jeton Svirca: Deputet do të jem.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Jeton Svirca: Mendoj që TVSH-ja duhet me u ulë për shkak të bizneseve. Me u rritë taksa e kontributit pensional.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Jeton Svirca: Do të propozoj ndryshimin e ligjit në arsim. Sigurisht aty do të ketë plot amendamente. Do të propozoj të ndryshohet ligji për tatimin dhe do të propozoj që të ndryshohet ligji për energjinë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Jeton Svirca: Infrastruktura, hapësirat e gjelbëruara dhe mungesa e parkingjeve.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Jeton Svirca: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Jeton Svirca: Me gjasë jo.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Jeton Svirca: Grupet e margjinalizuara. Respektivisht grupet e të rinjve.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Jeton Svirca: Do të flas në Kuvendin e Kosovës dhe do të propozoj ndryshimet e rregullave ligjore.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Jeton Svirca: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Jeton Svirca: Kundër heqjes.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Jeton Svirca: Jam për aty ku nuk cenohet ambienti.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homologim?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Jeton Svirca: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Jeton Svirca: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Jeton Svirca: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ri dizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Jeton Svirca: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Jeton Svirca: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Jeton Svirca: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Jeton Svirca: Një vend e kam tani, një vend do ta kem edhe atëherë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Jeton Svirca: Rreth 1 mijë euro, pasuri mesatare.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkërisht?

Jeton Svirca: Po. Po.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Jeton Svirca: Publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Jeton Svirca: Publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Jeton Svirca: Private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Jeton Svirca: Nuk kam pa punë familjarë. Nuk do të ndikoj.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Jeton Svirca: Nën qeverisjen shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Jeton Svirca: Varësisht prej projektit aktual.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lanë gjurmë/trashëgimia juaj si deputet?

Jeton Svirca: Mendoj në fushën e arsimit do të lë gjurmë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Jeton Svirca: Me thanë cdo seancë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti/mandati?

Jeton Svirca: Do të takohem shpesh me ta.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Jeton Svirca: Sic është e përcaktuar tani.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Jeton Svirca: Do të mundohem maksimalisht ta shfrytëzoj këtë drejtë.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Jeton Svirca: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Jeton Svirca: Po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Jeton Svirca: E votoj.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Jeton Svirca: Një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Jeton Svirca: Jo.

KALLXO: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Jeton Svirca: Po.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet/faturat në kuvend/ministri?

Jeton Svirca: Po.