Kandidati i PEK: Do t`i heqim kerret zyrtare
“Nëse behëm deputet si kauzë kryesore do jetë heqja e tabelave zyrtare e shkronjës “Z” në realitet shkak kjo se kësaj shoqërie i kushton shumë, e cila përfolët se prej 250 deri në 300 milionë kursime vjetore do t`i kursehen këtij vendi nga mjetet e taksapaguesve”, tha Fadil Hajdari kandidati për deputet i partisë Euroatlantike të Kosovë.
Ai ka kërkuar që kompanitë e vogla fillestare që hapen ti hiqet taksa për disa vite.
“Kompanitë e vogla të biznesit prej një viti në katër vite atyre do të ju hiqja atë taksen fillestare ose tatimi në fillim do ishte zero për ta”, thotë Hajdari.
Kandidati Hajdari vjen nga komuna e Vitisë dhe thotë se kjo komunë ka shumë probleme.
“20 vite pas luftë apo 10 vite pas formimit të shtetit ne ende ballafaqohemi me problemet sociale, me mungesën e ujit të pijshëm, me problemin e kanalizimit, me problemet e bujqve që s’kanë mundësi ti shesin prodhimet e tyre”, theksoi Hajdari.
Ai u shpreh kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr.
Edhe për djegien e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit u shpreh kundër po ashtu kundër përdorimit të qeseve të plastikës.
E gjithashtu është kundër shitjes së telekomit të tërësishëm të ai ka kërkuar një shitje po ku shteti ka aksionet e tij përsëri.
Për autostradën e dukagjinit u deklarua se nuk ka një përgjigje konkrete kjo çështje sipas tij kërkon një analizë.
Hajdari nuk u deklarua as për as kundër shkëmbimin e territorit me Serbinë.
Mirëpo u deklarua për heqjes e tarifës më Serbinë, ashtu qysh u deklarua edhe për ndërtimin e hidrocentraleve ne lumenjtë e Kosovës.
Për martesat në mes se gjinisë së njëjtë Hajdari ka thënë së është çështje personale e secilit individ.
Ai nuk u deklarua për ose kundër sa i përket bartjes së shamive në shkolla.
Hajdari tha se të gjitha pasurin e tij që e ka në Kosovë dhe Evropë e ka të përbashkët me gruan dhe fëmijët.
Hajdari mendon se Trepça është pasuri që i takon shtetit dhe qytetarëve prandaj duhet të privatizohet vetëm një pjesë e saj
“Ka mundësi që një pjesë e saj të privatizohet po gjithmonë me aksione të shtetit”, tha Hajdari