Muhamet Kelmendi financon fushatën me kredi

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Muhamet Kelmendi ka thënë se ai po e financon fushatën e tij me kredi.

Personalisht, me kredi”, tha ai në një intervistë për KALLXO.com.

Kelmendi deklaroi se është kundër çdo monopoli në Kosovë, por, kohë më parë, përmes një udhëzimi administrative kolegu I tij nga AAK, Pal Lekaj ia vazhdoi një kompanie monopolin.

Muhamet Kelmendi u shpreh kundër shitjës së Telekomit të Kosovës por tha se është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Kandidati për deputet na AAK nuk ishte I sigurt nëse duhet të ndërtohet termocentrali i tretë më qymyr në vend.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Muhamet Kelmendi:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Muhamet Kelmendi: Kauza kryesore e AAK-së dhe e imja personalisht është ruajtja e tërsisë territoriale e sovranitetit të shtetit të Kosovës, zhvillimin e një lufte pa kompromis kundër luftës dhe korrupsionit aq sa mundemi me ba nga pozita e një deputeti, ndërtimi i një shteti ligjor me këtë kuptoj ku të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia nacionale, pozita shoqërore duhet me qenë të barabartë para shtetit, dhe hapja e vendeve të reja të punës. Mbrojtja e punëtorëve tanë në sektorin privat kryesisht.

 KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Muhamet Kelmendi: Nuk kam pretendime për poste tjera, mendoj se më i kualifikuar jam për pozitën e deputetit, natyrisht kisha pasur dëshirë me qenë në ndonjë komision të veçantë si në komisionin për drejtësi, për marrëdhënie me jashtë, në sektorin për çështje sociale dhe pensional invalidor ose të arsimit, këto janë fushat ku mund të kontribuoj më së tepërmi dhe kam dëshirë që në këto komisione të kontribuoj më atë mundësi dhe përvojë që kam krijuar gjatë jetës sime.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Muhamet Kelmendi: Në radhë të parë mendojë se punëtorët tanë në sektorin privat, duhet të jenë të ardhurat personale të garantuara në 250 – 300 euro, ku është mendimi imë personal, dhe mendoj se 250 euro është pak pavarësisht se aleanca qëndron në të. Unë mendoj se paga neto duhet me qenë 300 ndërsa bruto 350 euro minimum, në mënyrë që të krijojmë në jetë të dinjitoze për sektorin. Së dyti në këtë sektor mendoj t’i ulim pagat ndaj shtetit jo të jetë në mënyrë lineare 80% tetantur sepse është shumë e rëndë ndryshe mundë të tentatohet dikush që e ka 2000 euro rrogën ose 10.000 euro rrogën ose të ardhura tjera 700 – 800 euro, dhe ndryshe një njeri me 200 euro dhe të ja marrim atij 20 euro vërtet janë shumë ë të rënda, duhet që tatimit të jetë jolinear po në mënyrë progresive të shkojë nga baza më e ultë e që duhet të shkoj në tërësi deri tek ato format tjera të cilat janë shumë të larta dhe cilat mund të japin më së shumti fakte se si duhet me qenë ato.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Muhamet Kelmendi: Unë jam hartuesi i Kushtetutës së Kosovës së parë, kornizës kushtetuese, pastaj hartues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe amandamenti imë i parë më së tepërmi kishte me qenë në mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat, ndërrimi dhe një reformë e re në sektorin e arsimit dhe sigurimi pensional invalidorë, mbrojtja e nënave fëmijëve dhe rritja e pensionit për pleq.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Muhamet Kelmendi: Unë jam nga komuna e Prishtinës, ndërsa praktikisht duhet me qenë nga Peja por pavarësisht nga kjo mendoj se Kosova ka nevojë për këto tri amandamentet të cilat i përmenda, ndërsa Komuna e Prishtinës ka më tepër nevojë për hapësirë të gjera gjelbëruese, sepse është një vend ku me të vërtetë jemi mbërthyer të gjithë dhe shëndeti ynë është në rrezik, pastaj për infrastrukturë është ndërtuar vend e pavend dhe është nevojë e domosdoshme e një intervenimi me një intervenimi me një planë strategjik se si të çlirojmë Prishtinën nga ndërtimet pa leje dhe format tjera, shëndetësia është një çështje shumë e rëndësishme për mua në çdo moment, sepse pa një shëndetësi të kualifikuar dhe të mbrojtur njëjtë nga të gjithë qytetarët në të gjitha sektorët nuk mund te ecim përpara, dhe së treti është arsimi, pa arsim nuk ka zhvillim të ekonomisë, politikës, nuk kemi të ardhme si vend.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Muhamet Kelmendi: Unë jam në një moshë të tillë ku nuk ka nevojë të luaj nga një subjekt në subjekt tjetër, kam ardh në këtë subjekt gjendem qe shumë vite jam themelues i këtij subjekti në vitin 2000 gjendem shumë vite në këtë subjekt dhe do të mbesë në këtë subjekt.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Muhamet Kelmendi: Jo që ka por në çdo moment që mendoj se ka interesin e shoqërisë sonë dhe nuk është në interes të shtresave që unë i përkrahi, nuk është në interes të shtetit të Kosovës dhe rrezikohet shteti votoj kundër sepse i nënshtrohem vetëm mendimit tim dhe popullit që ma jep votën.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Muhamet Kelmendi: Kam thënë edhe një herë po e them prapë, diskriminimi më i madh është i  nënave, fëmijëve të cilët nuk kanë mbrojtje as ndihma shëndetësore e as mbrojtje nga shteti sidomos sa i përket gjetjes që ndihmave që duhet t’i japin. Pastaj punëtorët në sektorin privat ku janë jashtëzakonisht pak të mbrojtur, nënat shtatzënë të cilat çdo herë e humbin punën për shkak të shtatzanisë dhe punëdhënësit privat nuk ja garantojnë vendin e punës pas lindjes gjatë kohës së tillë, dhe kuptohet shtresat më të vogla të cilat janë në gjendje shume të rëndë dhe jetojnë me 90 euro në muaj apo edhe me shuma më të vogla.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Muhamet Kelmendi: Duhet një plan i përgjithshëm zhvillimorë i tërë hapësirës kosovare, sepse ne jemi dëshmitar i humbjes së tokës pjellore bujqësore dhe këto na sjellin të mira në bujqësi 50.000 deri në 70.000 hektar në vit, këto janë të dhënat të cilat nuk janë zyrtare por në fakt janë të vërteta, pra kemi ndërtime shumë të panevojshme, ndërtime vend e pa vend prandaj na duhet një planë i përgjithshëm zhvillimorë në mënyrë që aty ku kemi nevojë të zhvillojmë më tutje dhe të stimulojmë dhe aty ku nuk kemi nevojë dhe e dëmton ekonomin duhet të nalemi. pyllëzimit duhet t’i japim rëndësi shume të madhe, të zhvillojmë bujqësinë dhe blegtorin si dy sektorë shumë të rëndësishëm të jetës sonë dhe të cilët do të na ndihëmojnë si popull për të nxjerr vende të reja të punës, por edhe do i ndihëmojnë natyrës, do e përmirësojnë natyrën.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Muhamet Kelmendi: Është  një çështje që unë e japë një pikëpyetje shumë të madhe.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër por duhet t’i rregullojmë çështjet se si ata të nxehen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër. Kemi mundësi edhe më lehtë edhe me forma tjera ose me qese të cilat janë dy, tri e pesë herë të përdorueshme të i futin për përdorim

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Muhamet Kelmendi: Jam për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, sepse është një vend shumë i mirë, shumë i përshtatshëm dhe i lidhë pjesë të ndryshme të Dukagjinit me autostradën kombëtare Ibrahim Rugova dhe ndikon shumë shpejt në ndërtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të atij rajoni.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Muhamet Kelmendi: Jam kundërt shkëmbimit të territoreve me Serbin. Jam për një shtet sovran dhe të pavarur, territor integrues dhe të paprekur.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Muhamet Kelmendi: Tarifat duhet të mbesin deri sa nuk njihemi si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Serbisë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës, sepse janë forma kryesore të prishjes së natyrës së ndotjes dhe të prishjes së florës dhe faunës që ka vendi ynë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Muhamet Kelmendi: Jam për një riorganizim të ri tek të gjithë sistemit arsimorë, duke filluar nga viti i parë e deri tek niveli më i lartë. Neve nuk na duhen shumë universitete, kolegje por na duhet një riorganizim i ri që jep kualitet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër çdo monopoli.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Muhamet Kelmendi: Ajo është vullnet i personave që unë nuk përgjigjem fare.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Muhamet Kelmendi: Jam për një sistem të ri të veshjes nëpër shkolla se do t’i përshtatej kushteve, kulturës dhe jetës sonë si qytetarë si popull shqiptarë që kemi trashëgimin tonë nacionale por edhe për veshjet kombëtare që i kena.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Muhamet Kelmendi: Unë jam për atë që t’i japim mundësin çdo qytetari të konkurroj për deputet dhe ai që i merr votat shkon për deputet. Nuk kam kurrnifar kuote.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Muhamet Kelmendi:  Duhet të shikohet ajo në mënyrë taksative në mënyrë që të gjendet e vërteta.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Muhamet Kelmendi: Jam kundër, mirëpo Kosova nuk është e pranuar brenda organizmave ndërkombëtare dhe si i tillë deri në atë moment ne duhet të i jepim më tutje dhe kuptohet këtu ka edhe keqpërdorime pastaj.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Muhamet Kelmendi: Personalisht, me kredi.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Muhamet Kelmendi: Unë kam vetëm një vend pune.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Muhamet Kelmendi: Unë kam të hyrat vjetore si zv. ministër 940 euro, nga 940 fillon deri në 1400 varet sepse unë marrë 1100 për arsye se unë nuk paguaj për pension sepse mosha ime e ka kaluar moshën 65 vjeçare, prandaj ato që paguaj për trust i marrë unë, ndërsa pasuri kam një banesë 67 metra katror në Kosovë dhe tokën që ma ka lënë baba 1 hektarë e gjysmë.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Muhamet Kelmendi: Në fakt unë gruas ia kam lënë të gjithë pasurin.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Muhamet Kelmendi: I kam 10 deri 15 vite që shërohem në spitale publike. Hera e fundit isha para disa muajve në spitalin publik ku kam marrë infuzion për shkak të sulmit që kisha në qarkullimin e gjakut.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Muhamet Kelmendi: Nëse sëmurën do të shkoj përsëri në spital publik. Kur jemi te spitalet, unë jam për një sigurim shëndetësorë për të gjithë qytetarët që do t’i kenë me kartonë vizitat, pa paguar mjete financiare ku do të jetë çmimi i njëjtë si në spitalin publik ashtu edhe në atë privat dhe ku pacienti mund të zgjedhë se ku mund të shkoj në shtrim e jo të ia caktoj tjetri sipas çmimit.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Muhamet Kelmendi: Fëmijët e mijë janë në studime në botën e jashtme. Njëra studion inxhinierin medicionale tjetra fizikën, djali studion elektroteknikën.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Muhamet Kelmendi: Nuk e kam asnjë familjar në marrëdhënie pune. Motra i ka dy vajza asnjërën nuk e ka në punë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Muhamet Kelmendi: Unë jam për një kombinim në mes të qeverisjes shoqërore dhe privatizimit duke marrë 49 me 51 %.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Muhamet Kelmendi: Nuk kam projekte. Të gjitha projektet që kanë karakter zhvillimorë unë i përkrahi.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Muhamet Kelmendi:  Për mu është shumë me rëndësi të madhe sigurimi shëndetësorë, sigurimi pernsional për moshën e vjetër për të cilët më vjen shumë rënd që jetojn me 90 euro, gjë që është shumë e pamundur, as barnat nuk i sigurojnë dhe reformën në arsim, unë mendojë se arsimit i duhet një reformë themelbësorë në mënyrë që të kemi kualitet.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Muhamet Kelmendi: Krejt varet nga gjendja që zhvillohet.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Muhamet Kelmendi: Unë i kam shumë qejf takimet bile në javë një deri në dy takime me i mbajtë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Muhamet Kelmendi: Unë nuk jam me e ndalu me vite por jam për me e shtu teknikën dhe format tjera teknike në mënyrë që ato që se meritojnë mos të futen në qarkullim dhe ato që janë normale që çdo kund në unionin evropian të jenë qarkulluese.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Muhamet Kelmendi: Krejt varet nga situata.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Muhamet Kelmendi: Në atë moment që me jepet aktakuzë unë do të japë dorëheqje si person, për arsye se mendoj jo se në aspektin ligjor kam drejt me dhënë dorëheqja sepse në bazë të ligjit deri sa nuk je i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nuk je fare i detyruar me dhënë, por në aspektin moral. Në anën tjetër duhet me pas shumë kujdes sepse kemi një sistem të drejtësisë jashtëzakonisht të dobët i cili mund të ngritë aktakuza në emër të një veprimi i cili i shkon kësaj apo atij subjekti në interes të saj, prandaj ne duhet të kemi kujdes të madhe, parimisht jam për me dhënë dorëheqje, por duhet të analizohet kjo fushë shumë mirë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Muhamet Kelmendi: Juridikisht jo, moralisht do ta votoja.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Muhamet Kelmendi:  Unë jam për një qeveri me qenë me 12 deri 14 ministri, dhe çdo ministri me i pas dy zëvendësministra dhe të rregulluar me ligj, pra dëshiroj që qeveria e ardhshme të ketë ligjin në bazë të të cilit do të ndërtohet dhe funksionoj dhe detyrohet çdo ministër, çdo zv.ministër nëse e shkel ligjin të jep dorëheqje dhe natyrisht qeveria me e lëshu nga puna.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Muhamet Kelmendi: Dy zv.ministra.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Muhamet Kelmendi: Jo absolutisht.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Muhamet Kelmendi: Nuk i takoj strukturës së tillë dhe kam dëshirë jo vetëm partia nga vij unë por çdo subjekt juridik dhe fizik që kap fonde dhe konkurron në sektorin publik që konkurron për tu bërë diçka duhet populli të dijë me kë ka të bëjë jo të vij dhe të na thotë që nuk kemi qytetarë që nuk i ka 2 milion në Kosovë.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Muhamet Kelmendi: Duhet çdo njëri të bëjë publik.