Kandidati për deputet nga AAK kundër monopolit në homologim të Pal Lekajt

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shkumbin Demaliaj ka thënë se është kundër monopolit në homologim.

Demalija në një intervistë për KALLXO.com tha se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.

“Jam kundër monopolit në homologim, por kjo duhet të rregullohet me ligj”, deklaroi ai.

Por, kohë më parë, bashkëpartiaku i tij nga AAK, Pal Lekaj ia vazhdoi monopolin në homologim një kompanie kosovare.

Kandidati nga Deçani tha se është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit ndërsa tha se kundërshton shitjen e Telekomit të Kosovës.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-PSD, Shkumbin Demalija:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Shkumbin Demaliaj: Meqenëse sot në Kosovë shumë prej kauzave deri tanishme  janë largu,e vetmja kauzë që me preokupon mu si kandidat për deputet në të ardhmen është çështja e formësimit edhe rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës me përfundimin e dialogut

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Shkumbin Demaliaj: Në radhë të parë ne jemi kandidat për deputet të shohim se a do të ketë, shpresojmë të jemi partia fituese,në qoftë se jemi pjesë e qeverisë atëherë vendosin organet e partisë ,këshilli drejtues lidhur me mandatet tona në të ardhmen mirëpo në radhë të parë dua të jem zëri i qytetarëve që më votojnë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Shkumbin Demaliaj:Unë mendoj se lidhur me taksa duhet të ketë politika të buxhetimit që vijnë kryesisht nga ministrit përkatës lidhur me të gjitha ato forma të hyrave taksative që janë në Kosovë por gjithmonë do të jem përkrahës për uljen e taksave të prodhuesit vendor edhe prodhimet vendore dhe ato që janë produkt i finalizum në Kosovë

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Shkumbin Demaliaj: Po kryesisht ta shohim se strategjia legjislative që do të vij nga qeveria e re, ajo do të jetë kryesisht pjesë e programit të kuvendit në të ardhmen në kuadër të asaj strategjie legjislative ato që janë të fushës nëse legjislaturën e kaluar kam qenë në antëar i komisionit për legjislacion dhe të shohim se cilat janë tri apo tridhjetë amandamentet e para, për shkak se kanë mbet shume ligje pa u amadamentu,të cilat tani kthehen në rifillim krejt.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Shkumbin Demaliaj: Po me qenë se vij nga komuna e Deçanit është pjesë që ka mbet 100 vitshin e fundit shumë e pa zhvilluar ,ka shumë arterie të jetës të cilat nuk janë ende në funksion për banorët që jetojnë këtu,ende nuk ka një rrugë transitore, 60% të banimit të Komunës së Deçanit është pa projekt ,pa implementimin se projekt ka ,po nuk ka pas ende suportim dhe mbështetje buxhetore sepse janë të shtrenjta, është në pyetje ujitja, sistemi i ujitjes dhe kanalizimet si dhe shumë projekte tjera që sot , do të thotë ka  shumë arterie tjera që sot janë edhe pengës që nuk është zhvillu deri tash edhe për zhvillimin e turizmit në Komunën e Deçanit i ka të gjitha këto bukuri natyrore.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Shkumbin Demaliaj: Jo, nuk ka gjasa.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Shkumbin Demaliaj: Gjithmonë si Aleancë,si grup parlamentar kem vendos pa shku në seancë edhe kryesisht ato dilema hiqen paraprakisht ose vendoset të votohet ose nuk vendoset, fatmirësisht ose fatkeqësisht votoj 100% në anën e partisë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Shkumbin Demaliaj: Ka shume element te njerëzit sot që ndihen të diskriminuar apo në forma të ndryshme tu e përfshi edhe personat me aftësi të kufizume apo kryesisht unë mendoj se sot edhe në të ardhmen e afërt duhet të fuqizohet grupi i gjinisë femore përshkak se edhe në përqindje edhe kundër ligjeve që i kemi ende nuk është përmbush ai vakum që gjinia femërore të jetë ma e avancume bile  sa do pak në përqindjen që është e garantume me ligj apo më lart,do të thotë kjo është kategori që do i jep përkrahje më shumë nëse jam deputet.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Shkumbin Demaliaj: Po kryesisht janë ligjet ato që duhet të nxirren, ka legjislacion të mjaftueshëm  duhet të implementohet shumë  edhe për shkak se nuk ka pasë naj ndotje industriale në Kosovë po ka pasë ndotje ndoshta nganjëherë e them kushtimisht edhe nga vet dora e njeriut ,po kryesisht janë ndërmarr shumë gjëra lidhur me këtë çështje  edhe shumë aksione por kemi ardh deri te një nivel i duhur, po besoj te legjislacioni, ligjet në fuqi, po edhe vet njerëzit të jenë ma të përgjegjshëm që ajri dhe natyra jonë të jetë e pastër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Shkumbin Demaliaj: Meqenëse Kosova ka ketë fuqi qymyrit edhe në të ardhmen e afërt do të ndalohet edhe është e rregullume në mënyrë konvencionale me ligjet e BE-së do të digjet qymyr, shumë shtete të Bashkimit Evropian janë duke e praktiku këta edhe ne në të ardhmen  e afërt nuk do të dimë sa çka do të bëjmë me këto pasuri nëntokësore,jam që për vite të caktuara të ndërtohet ky termocentral i tretë edhe ta hargjojm këtë energji me standarde që ndotja të jetë e vogël ose hiç fare, jam për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Shkumbin Demaliaj: Po kryesisht me qenë se infrastruktura e jetës sonë do të thotë duke ditur se ende keni të rregullum çështjen e ngrohjes edhe vendbanimet tona të tëra nuk kanë ngrohje qendrore edhe shumë projekte që i janë ofrua Kosovës deri sot kanë stagnua edhe nga investitor të ndryshëm,besoj  që me qenë se shoqëria jonë  jeton ende sot me kapacitetin ma të ulta, me mundësin e mbajtjes së familjes në rrethanave caktume të lejohet kjo gjë, përshkak se njerëzit duhet të ngrohen edhe nuk i kanë kushtet,kemi një stabilitet me rrymën, po kryesisht ende kemi pas probleme me çështjet e rrymës elektrike për  banorëve dhe qytetarëve të Kosovës nuk duhet të ju ndalohet kjo e drejt edhe pse e ndot ambientin.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Shkumbin Demaliaj: Duke dëgjuar sepse nuk jam i fushës edhe nga lamia e shëndetësisë në mbarë globin ka fillu të hiqet përdorimi i qeseve të plastikës jo vetëm përkundër elementeve kancerogjene që po gjenden në këto qeset plastikës,po është edhe material që nuk shkatërrohet do me thanë nëse digjet apo diçka tjetër, krijon helme,krijon ndot ambientin,jam kundër,duhet të praktikohet edhe t’i jepet mundësi një prodhuesi vendor të prodhoj qese të plastikës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Shkumbin Demaliaj: Jam kundër shitjes.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Shkumbin Demaliaj:Jam për edhe fuqishëm për, duhet të ndërtohet kjo arterie është e gjithë Kosovës, jo vetëm e Dukagjinit në këtë rast.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Shkumbin Demaliaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Shkumbin Demaliaj: Nuk hiqet tarifa pa njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Shkumbin Demaliaj: Në shumicën e rasteve jam kundër, aty ku është e nevojshme edhe mund të prodhohet energji pa e demtu florën dhe faunën le të ndërtohen ato.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Shkumbin Demaliaj: Kemi pas rastin që edhe e kemi kundërshtua, po kur vlerësohet nga ekspertë të fushës dhe marrin vendime të njëjta dhe të konsultueshme jo vetëm,të ndërpriten në mënyrë radikale në atë form, jam për t’ju jepen elemetet , janë të përmbushur  për akreditimin në qoftë se që ata nuk mujn tejkalojnë jam për që të mbyllen,por nëse janë me element shumë të vogël mund të reduktohen ose të eliminohen ato elemente që mund ta pengojnë akreditimin jam që të mos mbyllet një fakultet edhe gjeneratat e studentëve të hupin vitin shkollor.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Shkumbin Demaliaj: Jam kundër monopolit në homologim, por kjo duhet të rregullohet me ligj.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Shkumbin Demaliaj: Është çështje e njerëzve të vendosin lidhur me atë çështje, ne e kemi të rregulluar me Kushtetutë dhe ligj këtë punë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Shkumbin Demaliaj: Neve jemi shtet laik me Kushtetutë, ligji për bashkësitë fetare ende nuk ka kalu në kuvendin e Kosovës, mirëpo lidhur me veshjen njerëzit e përcaktojnë vetë se çfarë duan  të veshin përpos ajo si dukuri negative që është e ndalume me ligj, provokime të ndryshme.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Shkumbin Demaliaj: Jam për,se edhe diaspora të ketë mundësinë që t’i ketë përfaqësuesit e vet për shkak se kemi diasporë të fuqishme si Kosovë

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Shkumbin Demaliaj: Unë mendoj se politika e ka pru këtë çështje deri këtu edhe kërkojë që sa më shpejt t’i kthehet arkiva e listës së veteranëve që ka qenë pas luftës të kthehet te institucioni atëherë dihet mas miri se kush janë dhe nuk janë veteranët e luftës,sepse me këtë çështje ka abuzu politika edhe ligjin që e ka nxjerr se luftën e ka shpall vullnetarë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Shkumbin Demaliaj: Meqenëse edhe Kosovës, sot edhe qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të lëvizin pa kartonin e gjelbër nëpër vendete të ndryshme të rajonit dhe të Evropës, mendoj se njëkohësisht të jetë kjo si reciprocitet për shkak se dëmet ma të mëdha mund të ju kushtojnë vetë qytetarëve vijnë nga diaspora, qytetarëve tanë lidhur me sigurimet që i kanë.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Shkumbin Demaliaj: Jam duke u vetë financuar, do të thotë kam mjete buxhetore nga pagat e mia edhe kryesisht ndihma që më japin të gjithë qytetarët që më kanë votu deri tani.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Shkumbin Demaliaj: Përpos pozitës së deputetit që kam pas deri tash, nuk kam pas as një vend tjetër pune edhe besoj se nëse rizgjidhem do të jetë e vetmja pozitë sikurse ka qenë gjithë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Shkumbin Demaliaj: Të hyrat mujore,nuk kam pos pagës, paga ka variu nga 1448€ që ka qenë, kam qenë pjesë në seanca,ka pas pjesë të komisioneve,ka qenë diku rreth 1800€ mujore. Për pasurin që kam, kam një tokë  timen 1,87ari, kam një banesë timen do të thotë qe e kam në vitin 2010 në Prishtinë edhe kam pjesë të trashëgume nga prindërit edhe gjyshërit edhe një veturë timen nuk kam diçka tjetër.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistrubashkarisht?

Shkumbin Demaliaj: Ajo që është e imja personale është bashkë me bashkëshorten, me martesën i kemi bashku ato.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Shkumbin Demaliaj: Ndonjë grip kur m’ka ra kam shku n’spital publik, po e them kushtimisht për mu smu shumë jam smu në luftë,kam qenë i plagosur dhe jam shëru në spitalet ushtarake të improvizuara të UÇK-së në atë kohë.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Shkumbin Demaliaj: Kryesisht n’varet ku qëlloj nëse sëmurem edhe i ofrohen naj emergjencë më të afërt aty.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Shkumbin Demaliaj: Fëmijët e mi vazhdojnë shkollën në shkolla publike,janë në shkollën fillore Pavarësia në lagjen Mati 1 Prishtinë.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Shkumbin Demaliaj: Unë jetoj më familjen e ngushtë me gruan dhe fëmijët,por kam edhe pesë vëllezër,ka tre prej tyre jam në Francë. Gruan e kam të punësuar, vëllaun e kam të punësuar, por familjarët e tjerë fëmijët e vllaut, pjesa tjetër e familjes gruaja e tij, fëmijët janë të moshës madhore me fakultet të kryme janë ende pa punë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Shkumbin Demaliaj: Unë mendoj që Trepça të jetë pjesë e qeverisjes shtetërore me aksionar qeverinë, për shkak se nevojiten mbrojtje e madhe e shtetit lidhur me këtë pasuri të këtij gjiganti që ka Kosova.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Shkumbin Demaliaj: Mendoj se në radhë të parë të saj duhet të vijë projekt buxheti në Kuvendin e Republikës nëse zgjidhem deputet edhe në kuadër të asaj, nëse shoh një diskriminim lidhur me shpërndarjen buxhetore edhe pse jam jurist do të ngul këmbë në ndonjë padrejtësi në aspektin e shpërndarjes buxhetore qe mund të vijë finalizimi me votim i asaj pjese.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Shkumbin Demaliaj: Gjurmët si deputet i kam lënë në vitin 2008,më 17 shkurt , ka gjurmë të mjaftueshme mirëpo vetë rezultati,puna dhe aktiviteti im në dobi të qytetarëve të Republikës donë të jetë ai që donë të lejë gjurmë në legjislaturën e ardhshme që po hyjmë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Shkumbin Demaliaj: Krejt varet se si do të jetë agjenda e strategjisë legjislative.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Shkumbin Demaliaj: Nuk kam planifiku takime me qytetarë numra , mirëpo takimet e mia me qytetarë të Republikës edhe gjatë kësaj legjislature, pas fitimit të mandatit i kam pas me mijëra.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Shkumbin Demaliaj: Mendoj se duhet të vlejë ligji i cili është ne fuqi.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Shkumbin Demaliaj: Po kryesisht dëgjimet publike organizohen të bazë të ligjeve që vijnë edhe të gjithë të interesuarit, por edhe pjesa e mekanizmit të institucioneve apo shoqërisë që  drejtpërdrejt lidhet me projekt ligjet që mund t’i adresohen kuvendit,që do të jenë të ftuar ne dëgjime publike që t’i japin versionet e tyre për me dal një ligj ma i mire.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Shkumbin Demaliaj: Unë për momentin kam një aktakuzë, në dyshim mirëpo dihet fakti se kjo është një aktakuzë ma shume politike, lidhur me aktakuzën time, po është edhe një pjesë tjetër edhe një prokuror që thotë se keni kanosur, por mendoj se kanosja të ishte serioze e kisha vlersu si të kish qenë personi në Kosovë. Personi ka qenë 10 mijë kilometra larg në Amerikë, mirëpo kur po dëshirojmë me ndërmarr diçka politikisht për me sulmu individ ose shoqëri të caktume, po ndërtohet këto parime edhe mediale fatkeqësisht e them në këtë rast edhe ka tema që këtu janë keqpërdor me qindra e qindra miliona  e njerëzit nuk mund të drejtohen atje me mbrojt të drejtën e vet në pronën e vet edhe në mjetet buxhetore të nëpërkëmbura, por edhe shkeljet e tjera që kanë ndodhur po merren me një çështje qe ka ndodhur e ofendimit apo diçka tjetër për çka kam kërku falje publikisht.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Shkumbin Demaliaj: Kryesisht edhe për të parën edhe për të dytën po ndërlidhen, kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi personat që akuzohen janë nën dyshim ata ose do të dënohen ose lirohen nga fajësia nëse nuk ka prova, por kryesisht përderisa nuk përfundon me aktgjykim ose diçka e ngjashme edhe të vlerësohet.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Shkumbin Demaliaj:  Shkallshmëria e të provuarit, unë e konsiderojë prezomim të pa fajësisë edhe është e drejt legjitime edhe është diçka që lidhet me parimet e drejtave të njeriut në botë jo vetëm në Kosovë.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Shkumbin Demaliaj: Varet krejt prej koalicioneve, mirëpo qeveria e fundit e zotit Haradinaj ka punu një ligj lidhur me këtë çështje dhe ka reduktu atë numër deri te këto ministri, por ai ligj duhet të hyj në fuqi më start të legjislaturës së re.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Shkumbin Demaliaj: Kryesisht kur vijnë në Kuvendin e Kosovës janë njerëz që kalojnë nëpër shumë filtere edhe nëoër ato komisione ata kanë kalu  shpresojmë se ata antarë të atyre komisioneve që e bëjnë vlerësimin e këtyre kandidatëve për me qenë anëtarë të bordeve të jenë shumë ma sy qelë, mos t’ja propozojnë Kuvendit njerëzit që nuk e kanë,nuk janë të fushës edhe se kanë atë përgatitje për me qenë pjesë e udhëheqjes së atij bordi.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Shkumbin Demaliaj: Kryesisht partia gjithmonë i ka bë fondet, po edhe ka pas auditim vazhdimisht, po besoj se edhe në të ardhmen.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Shkumbin Demaliaj: Mendoj se nëse kërkohet ndoshta do të jetë edhe në formë të një debati parlamentarë apo brenda një seance për të gjitha subjektet politike të kërkohet ajo,pse të mos bëhen transparente faturat e shpenzimeve që kanë bo subjektet politike në fushatë zgjedhore, por edhe të aktivitetit brena dy palë zgjedhjeve.