Deputetja që do ta shtyjë ndërtimin e sallës koncertale
Kandidatja për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha ka thënë se nëse e marr mandatin do të angazhohet për ndërtimin e sallës koncertale.
“Unë si deputete me që vij nga fusha e kulturës, konsideroj se mungesa e një salle koncertale për të cilën jam angazhuar sa kam qenë edhe jashtë garës, për komunitetin e muzikës është prioriteti numër një”, tha Besa Luzha në një intervistë për KALLXO.com.
Tutje, Luzha tha se do të angazhohet për të punuar për gratë dhe rininë dhe do të qëndroi deputete nëse e merr mandatin për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kundër, Besa Luzha u shpreh për përdorimin e qeseve të plastikës dhe djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, por, tha se është e nevojshme ndërtimi i termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-PSD, Besa Luzha:
KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?
Besa Luzha: Tash do të ketë shumë kauza, por unë do t’i shtyj projektet në fushën e kulturës, arsimit por edhe në fushën e mirëqenies dhe arsimit , punësimit sepse mendoj se të angazhohem në punësim do e rris pozitën e grave në Kosovë. Nëse punon për arsimin e grave ne Kosovë edhe për punësimin e tyre vetvetiu i ke adresu çështjet e pabarazisë, çështjet e problemeve të dhunës e shumë e shumë probleme tjera, që lidhen zakonisht me kauzën egrave a po me avancimin e pozitës së tyre.
KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?
Besa Luzha: Unë i kam hyrë garës pikërisht për me marrë një mandat për me qenë deputete.
KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?
Besa Luzha: Unë mendoj në përgjithësi se njerëzit në Kosovë, nuk janë duke e kuptuar se krejt të mirat që po i kërkojmë ne shërbimet shëndetësore më të mira, arsim më të mirë, për sport për kulturë, për art, aktivitete të rinisë duhet të financohen prej buxhetit të Kosovës. Mirëpo në buxhetin e Kosovës nuk janë duke kontribuar të gjithë. Disa nuk kontribuojnë me pagimin e tatimeve, taksave, me kontributin. Ai buxhet i përbashkët nuk mbushet domethënë i plotë prej të gjithë qytetarëve, por kur po i kërkojnë shërbime po i kërkojnë të gjithë. Unë jam që 100% qytetarët me kontribu në buxhet dhe tani 100% me përfitu prej shërbimeve që shteti do i ofroj.
KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?
Besa Luzha: Në ligjin e punës, për pushimin e lehonisë, në skemën pensionale edhe në ligjin për fondin shoqëror që faktikisht nuk është amendament por duhet komplet ligjin e ri me propozu. Sa kemi qenë duke punuar me shoqatat e shoqërisë civile kemi bë edhe kalkulimin se si ka me u bë ai fond, sa % duhet të jap dhe të marrë punëdhënësi në kontribut dhe prej atij fondi pastaj prej atij fondi me u përkrah si invalidët, gjatë kohës që je i papunë, kur del prej punës në pension, fondi për sigurim shoqëror që ende nuk ka kaluar si ligj. Këto tri janë ato që aktivisht unë do merrem nëse zgjidhem deputete.
KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?
Besa Luzha: Prishtina si kryeqytet e ka zgjedh një problem të madh që e ka pas dhe u ka qenë a barabartë me të gjitha komunat tjera në letër. Ndërsa kërkesat, shërbimet, nevojat i ka pas në disproporcion me ata që banojnë dhe e frekuentojnë. Por me qeverisjen e kryeministrit Ramush Hajredinaj është përmbush ky ligj. Por tash me këtë ligj Prishtina është zhvilluar. Por unë si deputete me që vij nga fusha e kulturës, konsideroj se mungesa e një salle koncertale për të cilën jam angazhuar sa kam qenë edhe jashtë garës, për komunitetin e muzikës është prioriteti numër një. Pastaj ka kërkesa për më shumë çerdhe, më shumë infrastrukturë për sportin, shkolla, për komunitetin artistik nëpër shkolla. Nuk mendoj që në shkollë nuk duhet veç me shku, shkolla duhet me qenë ambient që e stimulon kreativitetin e të rinjve dhe për këtë duhet me punu. Natyrisht edhe problemet që janë më akute si parkingu,trafiku që komuna e Prishtinës është duke i adresuar dhe i ka në plan. Mirëpo këto tjerat kanë nevojë për bashkëpunim me qeverisjen qendrore.
KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?
Besa Luzha: Nuk besoj që e do marrë ndonjë veprim që ta ndërroj partinë se besoj që votat i që merr prej atyre që të zgjedhin janë një lloj kontrate me ta. Çështjet për të cilat po hyjë janë çështje që të gjithë kanë me i adresu. Pra nuk ka rëndësi prej cilës parti je për me u angazhu për ligjin për punë, pushimin e lehonisë dhe të gjitha ato tema që i përmenda. Mirëpo vota që ti e merr ta jep mundësinë qe edhe ti me fol kundër apo të ndryshëm brenda atij grupi por unë do mundohem ta arsyetoj çfarëdo mendimi që kam mendim ndryshe që më i bind kolegët ose ata më bindin mua, unë natyrisht do mundohem me i kuptu dhe me gjet një kompromis që të mund ë kemi një gjithë të përbashkët.
KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?
Besa Luzha: Pak a shumë e shpjegova. Nuk e kam problem, nëse diçka është kundër parimeve të mia edhe e kam lirinë që mëështë ofruar në këtë koalicion domethënë me pas lirinë time për çfarëdo që dua të them.
KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?
Besa Luzha: Gratë, por unë dua të punoj edhe për rininë.
KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?
Besa Luzha: Natyrisht unë vet si deputete nuk mund të bëjë shumë, por si qytetare vet në familjet tona, mandej ne ambientet tona do mundohem ta promovoj një kujdes. Ndërsa në parlament iniciativat, ligjet të cilat duhet merren me zhvillim, unë gjithë do mundohem të jem aty shumë aktive.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?
Besa Luzha: Për, se jam shumë e vetëdijshme që jemi në një fazë kur mundemi me kalu në energji të ripërtritshme por gjithmonë me qenë komfort kapaciteteve që ruajnë ambientin dhe rrethinën e njerëzve që jetojnë aty.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?
Besa Luzha: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?
Besa Luzha: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?
Besa Luzha: Kundër në parim.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?
Besa Luzha: Për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?
Besa Luzha: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?
Besa Luzha: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?
Besa Luzha: Në parim jam kundër po jam për që t’i shfrytëzojmë potencialet aty ku ka mundësi të ujërave për të krijuar energji prej burimeve tjera.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?
Besa Luzha: Unë kam qenë kundër hapjes së këtyre universiteteve ne mënyrën se si janë hapë. Mendoj që çdo komunë ka nevojë për institucione të arsimit të lartë por në një mënyrë tjetër njënjë plan shumë më të qartë dhe me analizë të qartë se si me i shpërnda profilet konform mundësive të atyre rajoneve. Kjo kërkon elaborim më të gjerë por nëse nuk i plotësojnë kriteret jam për me i mbyll. Por kam qenë kundër menyrës në fillim e si janë hapë.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?
Besa Luzha: Janë kundër çdo monopoli.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?
Besa Luzha: Jam për. Secili njeri është i lirë më vepru në mënyrën që ai mendon.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?
Besa Luzha: Në parim jam për lirinë e shprehjes edhe të mendimit edhe veprimit. Kam qenë nënshkruese e një peticioni i cili për me rulaiticitetin e shtetit me e ndalu përdorimin e simboleve fetare në përgjithësi të në shkolla që ata janë shumë të ri dhe munden shumë lehtë me u indoktrinu. por prej moshës që ata janë të rritur ata domethënë janë të lirë me vepru në vendet e punës se unë kam kolegë dhe nuk më pengon asnjë simbol fetar i asnjë besimi.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?
Besa Luzha: Mendoj që ka nevojë edhe për një angazhim nga diaspora edhe në radhët e Kuvendit pse jo. Nuk e di sa është ajo kuotë por jam për me u angazhu.
KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?
Besa Luzha: Vet fakti që thashë jam e angazhuar me atë fondin shoqëror mendoj që ajo do i adresonte të gjitha skemat sociale. Ne kemi me të vërtetë kemi shumë skema që po e rëndojnë buxhetin por mendoj që ideja e fondit shoqëror e liron barrën e shtetit dhe Qeverisë per skemat e shumta sociale që i ka. Por që ka shtresa që meritojnë kujdesin e shtetit padyshim që ka.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?
Besa Luzha: Jam për me leju që ata të vijnë lirshëm në Kosovë.
KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?
Besa Luzha: Unë ende se kam filluar fushatën sepse duhet ta pres zyrtarisht kohën kur fillon fushata zyrtare. Për momentin dy subjektet janë duke më përkrahur me të gjitha resurset morale, këshillëdhënëse edhe me logjistkën që e kanë për të gjithë deputetet ne koalicion.
KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?
Besa Luzha: Unë jam profesoreshë në Universitetin e Prishtinës- Fakultetin e Arteve, profesoreshë e rregullt prej vitit 1998 me angazhime të rregullta, si asistente 12 vite pastaj si profesorë asistente tash së fundi profesor i asociuar. Në fondacionin Fridrihebert kam qenë e angazhuar si punë sekondare e angazhuar prej vitit 2000. Po tash nëse zgjidhem deputete do respektoj ligjin që i mundësin profesorëve të Universitetit me vazhdu punën me rregulla të caktuara dhe do tërhiqem nga fondacioni që me mbet deputete. Edhe pse mendoj ç’është e nëjta se atje kam qenë në spektrin e shoqërisë civile ndërsa ne Kuvend do mundohem të njëjtat çështje që kam avokuar që i kam bë në fondacion ti bëjë së bashku me kolegët deputet.
KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?
Besa Luzha: Unë kam një banesë dydhomëshene në Prishtinë, një parcelë pesë ari në periferi të Prishtinës dhe kam të hyra nga këto dy punët, diku rreth 3000 euro në muaj pastaj kam të ardhurat e bashkëshortit që janë 500 ose 700 që nuk e di saktësisht.
KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru
bashkarisht?
Besa Luzha: Që në fillim banesën që e kemi e kemi regjistruar në dy emrat, gjithashtu edhe parcelën e kemi të regjistruar në dy emrat tonë.
KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?
Besa Luzha: Unë i kam prioritet që të shkoj tek kolegët në qendrat emergjente në Prishtinë , cilat janë tash shumë të mira dhe tre fëmijët i kam lindur në spitalin publik.
KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?
Besa Luzha: Fillimisht në qendrat tona, kemi mjekë shumë të mirë, edhe pastaj do vazhdoj sipas problemit.
KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?
Besa Luzha: Në shkolla publike.
KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?
Besa Luzha: Unë nuk kam asnjë familjar të papunësuar. Të gjithë familjen si nga ana e bashkëshortit si nga e imja janë ne pozita të larta si ne Universitete, në kompani private. Kështu që nuk e kam asnjë barrë që ta punësoj dikë me anë të politikës.
KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?
Besa Luzha: Trepça është një aset kryesor i Kosovës kështu që bashkë me kolegët do e konsiderojmë si aset edhe ai duhet me i mbetë Kosovës si një aset i patjetërsueshëm. Të ketë gjenerim të hyrash, punësim, mundësi që me përfitu prej këtij potenciali janë opsione mbi tavolinë.
KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?
Besa Luzha: Sallën koncertale.
KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?
Besa Luzha: Salla koncertale por besoj edhe fondi shoqëror, që do angazhohem shumë se i nevojitet shumë Kosovës për me e pas një barazi për të gjitha shtresat në Kosovë.
KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?
Besa Luzha: Për çdo ditë sa herë të kemi nga 10 brenda seancës.
KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?
Besa Luzha: Unë edhe si person kam shumë takime me qytetarë me njerëz kështu që do angazhohem për brengat, problemet, hallet e bashkëqytetarëve.
KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?
Besa Luzha: Unë fare nuk vozis , nuk kam makinë vetëm e di që sa më pak makina që e ndotin ambientin është më mirë.
KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?
Besa Luzha: Shumë se nuk po e them se nuk e di me numër sigurt.
KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?
Besa Luzha: Patjetër.
KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?
Besa Luzha: Vret çfarë aktakuze por nëse bëhet edhe është për të mirë të vendit po.
KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?
Besa Luzha: Unë kam parim një Qeveri sa më të vogël edhe kam një mendim se cilat ministri me u rikonstruktu. Nuk mundem me thënë sa duhet me qenë numri. Por, nuk mundem me e votu për rrëzimin Qeveri veç pse ka 16 ministri.
KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?
Besa Luzha: Në parim prej 2 zv.ministrave do të ishte më mirë.
KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?
Besa Luzha:Jo.
KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?
Besa Luzha: Patjetër.
KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?
Besa Luzha: Patjetër.