Transferi i dyshimtë i milionave nga Skenderaj në Turqi
Të premten, emisioni “Drejtësia Në Kosovë” transmetoi hulumtimin që zbulon të dhëna nga një dosje financiare e një grupi të dyshuar të cilët kanë transferuar rreth dy milionë euro nga banka në Skenderaj për në bankat turke.
Hulumtimi që përdor të dhëna financiare nga një hetim i një grupi të drogës zbardh se prokuroria e Mitrovicës kishte anashkaluar hetimin e rrjedhjes së parave.
Dosja e fjetur për më shumë se dy vite është zbuluar nga ekipi i Drejtësia në Kosovë.
Në pjesën e dytë të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi rrëfimin e një prindi nga Gjakova i cili ka ngritur dyshime për parregullsi gjatë operimit të së bijës së tij në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Vajza e Zymer Lulashit nga Gjakova kishte vdekur më 19 mars të këtij viti pas një ndërhyrjeje kirurgjike.
Si e rrëfen babai vdekjen e të bijës dhe bashkëbisedimin me doktorin që i operoi vajzën?
Si priti babai i Dëshira Lulashit për një orë autoambulancë për ta transferuar të bijën nga Spitali i Gjakovës në QKUK?
Gjithashtu në emisionin e sotëm mund të ndiqni edhe arsyetimin e doktorit që operoi vajzën e Zymer Lulashit.
Çka thotë drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës në lidhje me rastin?
Cilat veprime i ka ndërmarrë prokuroria dhe policia pas marrjes se raportit për një vdekje të dyshimtë në QKUK?