
Dy Pjesëtarë të Policisë së Kosovës Intervistohen si të Dyshuar për Vrasjen e Enver Zymerit
Siç mëson KALLXO.com, njëri nga pjesëtarët e policisë mban gradën e kapitenit dhe punon në regjionin e Veriut të Mitrovicës ndërsa i intervistuari tjetër punon si polic.
Bastisjet dhe intervistimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë konfirmuar edhe nga zyrtarë e EULEX-it.
“Me 12 shkurt 2015 Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale të veriut ka kryer një bastisje me urdhër të gjykatës, lidhur me hetimet mbi vrasjen e Enver Zymerit”, ka konfirmuar Besa Domi zëdhënëse e EULEX-it.
Ajo ka konfirmuar se dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe përveç intervistimit atyre u janë bastisur edhe shtëpitë.
Polici i njësive special Enver Zymeri u vra me 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të policisë në kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.