Bordi i AKP-së me Anëtarë të Pensionuar

Qeveria e Kosovës më 30 tetor 2015 ka propozuar emrat për Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Si kryesues është propozuar Petrit Gashi ndërsa anëtarët janë Hasime Mazreku-Krasniqi, Hamdi Jahan, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu.

Kryesuesi i këtij bordi, Petrit Gashi është profesor i asocuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai ka lindur më 15 maj 1976 dhe jeton në Prishtinë.

Në 2007 ka përfunduar Doktoraturën në “Staffordshire University Business School, UK” për Ekonomi ndërsa studimet Master në “Staffordshire University Business School, UK”

Nga vitit 2005 ka filluar punën në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë ndërsa në vitin 2006 ka punuar si expert në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës.

Një anëtare e re e këtij bordi është edhe Hasime Mazreku- Krasniqi. Ajo ka lindur më 3 mars 1966 dhe jeton në Malishevë.

Ajo vjen nga Partia Demokratike e Kosovës. Nga viti 2006- 2011 ka mbajtur pozitën e nënkryetarës së degës së PDK-së në Malishevë ndërsa në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovë ka qenë deputet e PDK-së.

Në zgjedhjet e fundit të 2014, Hasime Mazreku-Krasniqi ka qenë kandidate për deputete nga PDK-ja.

Hasimja thotë se ka hequr dorë nga të gjitha postet vendim-marrëse të PDK-së për shkak se dëshiron të punojë larg politikës.

“Që nga shtatori jam tërhequr nga të gjitha postet politike, vendimmarrëse të PDK-së, sepse kam dashur të kontribuoj jashtë politikës”, tha Mazreku-Krasniqi.

Por jo vetëm Hasimja është pjesë e politikës në këtë bord.

Edhe Bajram Zejnullahu vjen nga PDK-ja. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 8 qershorit 2014 mirëpo nuk kishte arritur t’i sigurojë votat e nevojshme ngaqë kishte fituar vetëm 5 mijë e 306 vota.

Një kandidat tjetër për antarë të Bordit të AKP-së është Skënder Komoni.

Komoni ishte i parapëlqyeri i zëvendesëkryeministrit Hashim Thaci edhe gjatë vitit 2012 kur ishte propozuar edhe aso kohe për anëtar të AKP-së.

Në biografinë e tij ai ka shënuar se është Ekonomistë i diplomuar ndërsa nga viti 2003 e deri më tash ka punuar si Inspektor i Lartë në Doganat e Kosovës.

Një anëtar tjetër që vjen nga politika është Hamdi Jaha i cili aktualisht ëshë drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë në pozita vendimmarrëse të LDK-së por pranon se që nga 1981 është pjesë e LDK-së.

Jaha ka lindur më 28 shtator 1964 dhe aktualisht jeton në Prishtinë dhe punon në Podujevë.

Ai thotë se orientimi i tij politik nuk do ta pengoj të kryej punën në bord.

“Dëshira ime është të jap kontributin vetëm në një vend pune, aty ku përcaktohem. Brenda sekondat do të jap dorëheqje nga Drejtoria e Inspeksionit nga momenti që do të marr funksionin e ri”, tha Jaha.

Jaha në të kaluarën ka qenë drejtor i Bordit “Pastrimi” në Prishtinë ndërsa nga viti 2001-2008 ka qenë drejtor i Urbanizmit në Podujevë ndërsa që tri vite është kryetar i ndërtimtarëve të Kosovës AKB

Ai është magjistër i Ndërtimtarisë, ndërsa aktualisht është kandidat për doktoratë në Inxhinierinë Ndërtimore në Universitetin e Tiranës.

Anëtari i radhës i propozuar për Bordin e AKP-së është Ismail Januzi i cili po ashtu është i “ zhytur” në politikë duke qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga fillimi i vitit 2014 e deri në gusht të këtij viti ka qenë drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit.

Më herët ka qenë edhe anëtar i Bordit në KEK prej vitit 2008 deri në 2012.

Ai ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga viti 2010- 2013 ndërsa gjatë vitit 2010 ka qenë kandidat për deputet nga ky subjekt politik.

Januzi tha që orientimi i tij politik nuk do të pengojë në punën e AKP-së ndërsa thotë se në bord shkojnë njerëz me eksperiencë.

“Jemi vend i vogël dhe sado që jemi pjesë e kësaj shoqërie, kapacitetet janë këto. Bordet nuk janë vende pune. Vijnë njerëz me eksperiencë andaj duhet të qohen njerëz që kanë përvojë. Unë s’jam në politikë sepse nuk jam në vendimmarrje. Nuk besoj që ka me pas ndikim”, tha Januzi.

I propozuar nga ish-kryeministri Hashim Thaci gjatë vitit 2012 për Bordin e AKP-së ishte edhe Haxhi Arifi.

Është i pari person që kërkon të zbatohet ligji i punës në Kosovë ndëra vetë vazhdon të mbajë poste vendimmarrëse edhe pse zyrtarisht është pensionist.

Arifi ka lindur më 1 korrik 1949 dhe aktualisht ka 66 vite.

Në vend se ta gëzojë statusin e pensionistit Arifi vazhdon të mbajë postin e kryetarit Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që nga viti 2008 deri më sot ndërsa po synon edhe një mandat si anëtar i Bordit të AKP-së.

Nëse do të zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës për në Bordin e AKP-së, i bie që Arifi të udhëheq këtë insitucion si pensionistë.

Haxhi Arifi u diplomua si Ekonomist i Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Fakultetit Bujqësor të Tiranës në vitin 1995.

Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar me Haxhi Arifin por një përgjigje nga ai ka qenë e pamundur.

Në bordin e AKP-së është propozuar edhe emri i Ranko Gjokiqit.