array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për të vdekurin në veri

Deklarata

Ky është terroristi tjetër i vrarë, ishte bërë gati ti sulmonte me zollë Policinë!

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e një ushtari të vrarë e shpërndarë me mbishkrimin “Një terrorist tjetër i vrarë sot në veri” dhe “Ky është terroristi tjetër i vrarë, ishte bërë gati ti sulmonte me zollë Policinë!” nuk është bërë në Kosovë, përkatësisht në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit. Fotografia është publikuar për herë të parë në vitin 2016, siç ka raportuar aljazeera.net është bërë në Azerbajxhan.

Artikulli

Më 24 shtator 2023 faqja në Facebook “Telenews.al” me përshkrimin “Terroristi tjetër i vrarë nga KOSOVO POLICE”.

E njëjta fotografi me mbishkrime që gjoja është realizuar në Kosovë në vitin 2023 është publikuar edhe nga faqet: Deçani, Suhareka Express, dhe GazetaFama.com.

Krypometri përmes kërkimit të fotografive në faqen “tineye.com”, ka gjetur se fotografia e postuar është e vjetër dhe është publikuar për herë të parë në prill të vitit 2016.

Siç përshkruhet në lajmet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, trupi i pajetë është nga Azerbajxhani dhe është publikuar më 6 prill 2016. E njëjta fotografi është publikuar në vitin 2016 edhe nga media “aljazeera.net”.

Më 24 shtator 2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Bajnskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Bajnskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të ditës së sotme, e janë lënduar dy të tjerë. 

Policia e Kosovës ka thënë se deri më tash tre sulmues janë vrarë dhe një tjetër i uniformuar dhe i armatosur është arrestuar.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.