Koalicioni PDK-AAK-NISMA Brenda Votave të Vitit 2014
Në minutat e fundit të afatit ligjor, Partia Demokratike e Kosovës është bashkuar me koalicionin AAK-NISMA duke hequr dorë nga kandidatura për kryeministër.
Menjëherë pas dorëzimit të dokumentacioneve të duhura për zyrtarizmin të koalicionit parazgjedhor, të tri partitë mbajtën konferenca të jashtëzakonshme për media. Ata njoftuan se bartës i listës do të jetë Kadri Veseli dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kandidati i koalicionit për kryeministër.
Ndërsa lista prej 110 kandidatëve për deputetëve do të ndahet në 55 kandidatë për deputetë për AAK dhe Nismën dhe 55 kandidatë për deputetë për PDK-në dhe partitë e tjera të vogla.
KALLXO.com ka hulumtuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit të vitit 2014, për të parë votat që kanë marrë kandidatët për deputetë në këto tri parti të mëdha. Sistemi zgjedhor proporcional me lista të hapura e bën të domosdoshme që brenda një liste të kandidatëve për deputetë të ketë një garë të brendshme për vota dhe rrjedhimisht të ketë një prag natyral. Pragu natyral vendoset në atë mënyrë që lidhet direkt me përqindjen e votave të fituara. Nëse një parti që ka 100 kandidatë merr 40 për qind të votave, atëherë pragu natyral vendoset në 40 kandidatët më të votuar.
Në bazë të analizës së rezultateve të votimit në vitin 2014, del që brenda PDK-së ka qenë një garë më e madhe për t’u bërë deputet, pasi pragu natyral ka qenë 9,500 vota. Kaq i ka pasur deputeti i fundit që është pranuar në listën e PDK-së, e që ka qenë Rrustem Mustafa.
Në bazë të rezultateve të fundit të këtyre të partive politike, në total këto kanë pasur 54 deputetë: 37 deputetë PDK, 11 deputetë AAK dhe 6 deputetë Nisma për Kosovën.
KALLXO.com sjell 54 deputetët më të votuar të këtyre 3 partive nga zgjedhjet e kaluara, nëse renditen në bazë të numrit të votave që ata kanë marrë.
Në bazë të listës së deputeteve të votuar i bie që PDK-ja mund të marrë pjesën dërmuese të deputeteve. 47 deputetë të PDK-së kanë hyrë në mesin e 54 kandidatëve me të votuar nga tre subjektet në vitin 2014. Kurse, AAK-ja nga 11 deputetë sa i ka fituar si parti e vetme, vetëm 4 deputetë hyjnë në listën e kandidatëve më të votuar nga tri subjektet.
Kurse, Nisma nga 6 deputet sa i ka marrë si parti e vetme në vitin 2014, nëse renditet në një listë kandidatët e tri partive, i bie do t’i kishte vetëm 3 kandidatë me vota të mjaftueshme për t’u përfshirë në listën e kandidatëve më të votuar nga tri subjektet.
Vetëm dy kandidatë të AAK-së kanë marrë më shumë vota se sa Rrustem Mustafa, deputeti i fundit që ishte pranuar nga listën e PDK-së.
Ramush Haradinaj, si bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet e fundit i ka pasur 50338 vota. Deputeti më i votuar në AAK pas Ramush Haradinajt ka qenë vëllai i tij, Daut Haradinaj me 11589 vota.
54 deputetët më të votuar të këtyre 3 partive nga zgjedhjet e kaluara
- Hashim Thaçi (PDK): 166,422
- Kadri Veseli (PDK): 54,872
- Ramush Haradinaj (AAK): 50,388
- Fatmir Limaj (NISMA) : 26,789
- Enver Hoxhaj (PDK): 22,187
- Jakup Krasniqi (NISMA): 18,613
- Elmi Reçica (PDK): 18,010
- Hajredin Kuçi (PDK): 17,980
- Memli Krasniqi (PDK): 16,112
- Rafet Rama (PDK): 15,422
- Arsim Bajrami (PDK): 15,104
- Raif Qela (PDK): 15,024
- Agim Aliu (PDK): 14,882
- Fadil Beka (PDK): 14,395
- Labinotë Demi Murtezi (PDK): 14,232
- Sala Berisha-Sala (PDK): 14,179
- Bekim Haxhiu (PDK): 13,075
- Xhavit Haliti (PDK): 13,349
- Ramiz Kelmendi (PDK): 13,320
- Latif Gashi (PDK): 12,532
- Adem Grabovci (PDK): 11,962
- Daut Haradinaj (AAK): 11,589
- Azem Syla (PDK): 11,146
- Zenun Pajaziti (PDK): 10,888
- Agim Çeku (PDK): 10,804
- Naim Fetahu (PDK): 10,747
- Nuredin Lushtaku (PDK): 10,739
- Besim Beqaj (PDK): 10,499
- Nezir Çoçaj (PDK): 10,476
- Gëzim Kelmendi (PDK): 10,041
- Rrustem Mustafa (PDK): 9,509
- Nait Hasani (PDK): 9,354
- Shaip Muja (PDK): 9,209
- Ferid Agani (PDK): 9,008
- Fadil Demaku(PDK): 8,983
- Blerand Stavileci (PDK): 8,774
- Hajdar Beqa (PDK): 8,617
- Abdyl Ymeri: (PDK): 8,549
1/3 e 54 është 18. Mirëpo, meqë dy deputetët kanë arritur të hyjnë në Kuvend për shkak të numrit të madh të votave që kanë marrë, atëherë janë vetëm 16 të tjera të cilat duhet të futen në Kuvend duke marrë për bazë kërkesën ligjore që 1/3 e deputeteve duhet të jenë gra.
- Mexhide Mjaku Topalli (PDK): 7,620
- Flora Brovina (PDK): 7,524
- Blerta Deliu Kodra (PDK): 7,479
- Edita Tahiri (PDK): 7,440
- Margarita Kadriu Ukelli (PDK): 7,098
- Selvije Halimi (PDK): 6,435
- Vlora Çitaku (PDK): 6,173
- Donika Kadaj Bujupi (AAK): 6,143
- Shukrije Bytyqi (NISMA): 6,023
- Xhevahire Izmaku (PDK): 5,799
- Luljeta Veselaj Gutaj (PDK): 5,763
- Time Kadrijaj (AAK): 5,749
- Safete Hadërgjonaj (PDK): 5,179
- Ganimete Musliu (PDK): 5,037
- Salihe Mustafa (PDK): 4,801
- Zahrije Jusufi (PDK): 4,453