Gashi: Ne nuk kemi mundur të ndërhyjmë në marrëveshjen e Telekomit me Z Mobile

Kreshnik Gashi, kryesues i bordit të ARKEP-it është i ftuari i radhës për tu intervistuar nga Komisioni Hetues Parlamentar për gjendjen e PTK-së.

Gashi në përgjigjet e tij ka thënë se ARKEP-i si autoritet nuk ka pas të drejtë të ndërhyjë në marrëveshjen e Telekomit me Z Mobile, pasi ajo ka qenë marrëveshje komerciale në mes tyre.

“Ne nuk kemi mundur të ndërhyjmë në mes të operatorëve, por vetëm nëse ka pas shkelje të ligjit ose ndonjë shkresë apo ankesë.  Rreth 130 operatorë janë të autorizuar, ekzistojnë plotë marrëveshje komerciale në mes të operatorëve. Nëse vendimi ka qenë i Telekomit për të hy në marrëveshje komerciale, atëherë ARKEP nuk ka pasur të drejtë të ndërhyjë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk është obligim që operatorët të kenë operator virtual.

Gashi gjithashtu ka shtuar se nuk e ka lexuar asnjëherë kontratën në mes të Z Mobile dhe Telekomit.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për të intervistuarit nga Komisioni Hetimor për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

https://kallxo.com/zeka-mustafes-asnje-vendim-nuk-e-keni-marre-pa-urdhrin-e-hashim-thacit/

 

https://kallxo.com/zemaj-mustafes-agron-a-i-ki-keqyr-letrat-a-ki-keqyr-filma/

.