Takimi Kurti - ARKEP. Foto: ZKM.

Kryeministri Kurti takon bordin e ARKEP-it

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar sot anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.

Zyra e kryeministri bënë të ditur se gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti premtoi mbështetjen e qeverisë për ARKEP-in, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni.

“Në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues, i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë. U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese, që përmbushin kërkesat e konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli.

Borit i ARKEP-it është emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 maj 2021.