Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ARKEP pritet t’i ekzekutojë 149 lëndë me përmbarues privat

Për nevoja të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pritet të angazhohen përmbarues privatë. Për këtë qëllim, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka nisur procedurat tenderuese për këtë autoritet.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet thirrjet për kontratë të publikuar në platformën elektronike për prokurim publik në vend “e-prokurimi”.

Për kontratën e cila është paraparë me kohëzgjatje deri në 36 muaj, ARKEP ka parashikuar të nënshkruaj deri në vlerën e 5,000 euro.

Nëpërmjet kësaj kontrate është paraparë të ekzekutohen 149 lëndë.

“Ekzekutimi i 149 lëndëve përmes përmbaruesit privat”- thuhet në njoftim.

Procedura e kuotimit të çmimit, u përdor në këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Data 13 tetor 2022, është caktuar edhe afati i fundit deri kur mund të aplikojnë operatorët ekonomik të interesuar.

Tutje, AQP ka një informatë shtesë sa i përket dosjes së tenderit

“Dosja e tenderit është përdorur procedure e hapur kontrate kornize për shkak te natyrës specifike te shërbimeve dhe për shkak te pamundësisë se poentimit te çmimeve ne bazë të RRUOP-së ne fuqi ne rast se përdorimit te dosjes se kuotimit te çmimeve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ndonëse në mungesë të vendimit qeveritar, AQP nuk inicioi asnjë tender për listën e artikujve për përdorim të përbashkët, në anën tjetër kontraktoi tri kontrata të centralizuara me vlerë milionëshe, dhe  82  kontrata të tjera për agjencitë e pavarura për të cilat AQP kryen procedurat tenderuese.

Në 2021-ën AQP lidhi tri kontrata në vlerë 9.5 milionë euro për tenderët e nisur në 2020-ën