Valon Berisha në fanelën e Lazio-s.

Futbollisti kosovar nënshkruan për ekipin e njohur italian

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, që nga sot zyrtarisht është pjesë e klubit Italian Lacio të Romës.

Lajmi për nënshkrimin e kontratës është bërë i ditur nga vetë klubi italian.

Berisha, i cili deri më tani ka qenë pjesë e klubit austriak Red Bull Salzburg, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Ai është futbollisti që ka shënuar golin e parë të Kosovës në gara ndërkombëtare kur barazoi kundër Finlandës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror, në tetor të vitit 2016.