FOTOGALERI: Protestuesit në Tiranë nuk lejohen të afrohen te vendi ku qëndrojnë Vuçiq e Dodik

Sot Lëvizja Vetëvendosje është duke protestuar në qendër të Tiranës kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut.

Policia Shqiptare ka penguar protestuesit të shkojnë në qendër të Tiranës, afër vendit ku po qëndrojnë presidenti serb dhe ai boshnjak.

Vuçiq dhe Dodik vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e “Brdo-Brione”.

KALLXO.com sjell fotografi nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje.