(FOTOGALERI) Maxhuni raporton për dëbimin e gylenistëve 

Shpend Maxhuni do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga Komisioni Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Maxhuni do të intervistohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pozitë kjo të cilën e kishte gjatë kohës së dëbimit të shtetasve turq.

Maxhuni tani mban pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Intelegjiencë .

Pozitën e njëjte të Maxhunit gjatë kohës së dëbimit e mbante Driton Gashi i cili ishte shkarkuar nga pozita për shkak të dëbimit të shtetasve turq.