Foto: KALLXO.com

Hyseni: Të përgjysmohet buxheti për asfalt, të rritet për politikën e jashtme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, u shpreh në DebatPernime së Qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe politikën e jashtme.

Gjithashtu, sipas tij, assesi të mos hartohet statut me tipare ekzekutive për asociacione dhe që të pesëfishohet buxheti për politikën e jashtme dhe kjo sipas tij bëhet duke ia përgjysmuar Ministrisë së Infrastrukturës për asfaltin.

“Fatkeqësisht politika e jashtme katër viteve të fundit ka qenë e fundit në listë si nga buxheti, i aktivizimit politik të detajuar mirë nga e cila do të rrjedhë një plan veprimi koherent këto mungesa e kanë shndërruar në një karikaturë që është për keqardhje. Sipas tij zhvillimi ekonomik dhe politika e jashtme duhet të jenë top prioritet. Numri i ambasadave është i vogël, dhe buxheti duhet të jetë shumëfish më i madh”, tha ai.

Ndërkaq, krijimi i Asociacionit ka ngritur polemika mes Hysenit dhe Abazit.