Gjykata Komunale në Drenas ka shpallur fajtor pesë komisionerë të zgjedhjeve për mashtrim në votime gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2007.

Pas tri viteve të përfundimit të zgjedhjeve lokale, Gjykata Komunale në Drenas vendos shembullin e parë që komisionerët dënohen për vepër penale të mashtrimit në zgjedhje. Komisioneri kryesues dhe katër anëtarë të vendvotimit janë dënuar me 8 dhe 6 muaj burg me kusht, dënim ky i suspenduar për dy vite nëse të dënuarit nuk shkaktojnë ndonjë vepër penale gjatë kësaj kohe. Të dënuarit ishin akuzuar për falsifikim të nënshkrimeve dhe manipulime në rezultate.