Gjykatësit e EULEX-it po kanë probleme në adaptim me sistemin juridik të Kosovës

Në rastin gjyqësor P.nr.164/10, në lidhje me “Vrasje të rëndë në bashkëveprim”, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, janë vërejtur një numër shkeljesh procedurale. Paneli gjyqësor ishte i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar. Gjykatësit e EULEX-it gjatë tërë kohës konsultoheshin me prokurorin publik dhe gjykatësin kosovar, për mënyrën dhe radhën e pyetjeve gjatë kohës kur dëshmitarët dhe palët e rastit merreshin në pyetje. Njëri gjykatës i EULEX-it deklaroi se po konsultohet sepse nuk i njeh aq mirë procedurat dhe sistemin juridik të Kosovës.