Dy të pandehur nuk paraqiten në seancë

Në rastin gjyqësor P. nr. 2165/10 në lidhje me “vjedhje të rëndë dhe tentim vjedhje të rëndë”, seanca nuk u mbajt për shkak se dy të pandehurit nuk u paraqitën në seancë. Gjykatësja Elmaze Fazliu u shqetësua nga ky fakt dhe akuzoi për këtë kolegjin gjykues që i kishte siguruar arrest shtëpiak të pandehurve. Ajo shton se në raste si ky, të pandehurit duhet të jenë në paraburgim. Të pandehurit janë të lirë, si rezultat ata nuk respektojnë urdhrin e gjykatës për t’u paraqitur në seancë. Gjykata ka lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovë që të sigurojnë praninë e të pandehurve në sallën e gjykimit në seancën e ardhshme.