Gjykata e Qarkut në Gjilan shkel Kodin Penal të Kosovës

Gjykata Komunale në Gjilan shkel Kodin Penal të Kosovës (KPK), kur shqipton dënimin për kryesin e veprës penale, i cili është akuzuar dhe dënuar për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të Narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave Psikotropike. Sipas KPK-së, nenit 230 “Kushdo që paautorizim kultivon, prodhon, përpunon, ekstrakton ose përgatit substanca a preparate që janë shpallur të rrezikshme si narkotikë ose substanca psikotrope me qëllim për shitje, shpërndarje ose ofrim për shitje dënohet me gjobë dhe burgim prej një deri në dhjetë vjet”. I dyshuari është shpallur fajtor dhe është dënuar vetëm me një gjobë prej 300 euro. Prandaj Gjykata ka shkelur KPK-në, kur ka shqiptuar masën e ndëshkimit.