Falsifikimi i trashëgimisë HD

Si po arrijnë qytetarët që duke e vënë në lajthitje gjykatën t’i përjashtojnë të afërmit e tyre nga trashëgimia?
Pse është përjashtuar nga trashëgimia e të atit Shkëlzen Pruthi?

Si arritën dy vëllezërit e tij dhe motra ta përjashtonin atë nga trashëgimia në një proces gjyqësor që u zhvillua në degën e Gjykatës Komunale të Prishtinës në Graqanicë?

Si u deklaruan rrejshëm para gjykatës tre anëtaret e familjes Pruthi?
Çfarë vepre penale kanë kryer ata në këtë rast?
Pse Këshilli Gjyqësor nuk di gjë për nenin 135 të ligjit të Procedurës Jokontestimore?

Si një lëshim i përvjedhur në këtë ligj u mundëson gjykatësve që në bazë të deklaratave të hartojnë vet aktin e vdekjes, i cili akt dëshmon kush janë trashëgimtarët legjitim të një te vdekuri?

Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.

Përgjegje ndaj reagimit të familjes Pruthi kundër emisionit Falsifikimi i Trashëgimisë

Reagimi i familjes Pruthi kundër emisionit “Falsifikimi i Trashëgimisë”