Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti toleron konsumimin e rakisë me para të komunës

As në komunën e Prishtinës nuk ka munguar konsumimi i pijeve alkoolike dhe pagimi i tyre me para të buxhetit të kryqytetit.

Në 11 faturat e drekave dhe darkave zyrtare të publikuara në uebfaqen e Komunës së Prishtinës, njëra nga faturat e paguara përmban edhe pije alkoolike.

Në drekën zyrtare me vlerë prej 70 euro, janë pirë 3 gota raki të dardhës me vlerë totale prej 9 euro.

Kjo drekë ishte shtruar në 25 prill të vitit të kaluar gjatë një takimi me përfaqësuesit e kompanisë angleze “Arup” Peter Burgess.

Në shumicën prej faturave nuk janë të detajizuara se cfarë është ngrënë apo pirë me para të buxhetit.

Në disa prej tyre përshkruhet vetëm me fjalët, ushqim + pije, pa dhënë detaje më shumë se cfarë saktësisht është porositur në atë drekë zyrtare.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të paraqiten faturat e drekave dhe darkave zyrtare të përfaqësuesve të komunës së Prishtinës.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.