Sa vlen biznesi i gruas së Mendim Rugovës?

Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, Mendim Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ai ka deklaruar edhe vlerën e biznesit të gruas së tij Blerina Kllokoqi- Rugovës.

Biznesi i gruas së Mendim Rugovës, Blerina Kllokoqi- Rugovës kushton 200 mijë euro.

Blerina Kllokoqi Rugova është dizajnere.

Në vitin e kaluar KALLXO.com kishte raportuar për raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit i cili kishte gjetur parregullsi në financimin e sfilatës së Blerina Kllokoqi- Rugovës.

Kjo sfilatë mode është mbështetur nga MKRS me arsyetimin se “projekti ka rëndësi për promovimin kulturor të vendit”.

https://kallxo.com/adyshime-per-parregullsi-ne-financimin-e-sfilates-se-rese-se-ibrahim-rugoves/