Sa para të buxhetit i shpenzoi Hajredin Kuçi në makiato e espreso

Në muajin shkurt të 2011-tës, Hajredin Kuçi kishte shpenzuar 324 euro në restorantin e Kryeministrisë vetëm në kafe e lëngje.

130 makiato, 98 nesscafe, 37 kapucino, 63 espresso, 53 coca cola kanaqe, 42 schwepps kanaqe, 28 fanta, 19 bitter lëmon, 21 tonic schëepps janë konsumuar për një muaj nga zyra e Kucit.

Veç këtyre janë konsumuar 36 lëngje dredhëze, 39 molle, 31 vishnje, 45 juice, 17 lëng dardhe,

Po ashtu janë konsumuar edhe 96 ujë me gaz dhe 87 pa gaz.

Në total vetëm në shkurt, këto pije i kanë kushtuar arkës së shtetit 324 euro e 50 cent.

Zyrtarisht ne Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.