Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Qeveria paguan 541 euro për udhëtimin e ekspertit të Pacollit nga Rumania në Austri

Qeveria e Kosovës ia ka paguar shpenzimet e udhëtimit prej 541 euro Dinu Leibovici Mulberger, i cili udhëtoi nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukuresht, për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Ky udhëtim iu financua Mulbergerit për t’iu bashkuar delegacionit të Behgjet Pacollit në udhëtimin zyrtar që ky i fundit e kishte në Austri.

Ky nuk është udhëtimi i parë i financuar nga Qeveria për ekspertët e ekipit të Pacollit.

Një takim i tillë por shumë më i shtrenjtë ishte financuar për udhëtimin Ahmed Shaheed me vlerë prej 7 mijë e 458.

https://kallxo.com/dosja/behgjet-pacolli-paguan-bileten-e-ahmed-shaheed-nga-dubai-ne-shba/