Enver Hoxhaj, Zëvendës Kryeministër

Pushtetarët përkujdesen ta shpenzojnë buxhetin në alkool pas mesnatës

Pushtetarët janë përkujdesur që përveç se ta shfrytëzojnë buxhetin e shtetit për ushqime të lluksit gjatë ditës, këtë ta bëjnë edhe pas mesnate.

Më 31 dhjetor të vitit 2017, në ora 1 e 15 pas mesnate, zyrtarë të kabinetit të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj kishin shpenzuar 33 euro e 50 cent në piije alkoolike.

Në këtë ndejë të zyrtarëve të zyrës së Enver Hoxhajt janë konsumuar pije të ndryshme alkoolike.

25 euro u kanë kushtuar verërat që i kanë konsumuar. Aty është konsumuar edhe birra e llojit Sabaja si dhe pija e përzier mes Gjinit dhe Tonikut.

Kjo faturë ishte pranuar dhe vërtetuar nga këshilltari i Enver Hoxhajt, Valon Berisha.

KALLXO.com ka raportuar se edhe më herët kabineti i Enver Hoxhajt kishte paguar pijet alkoolike të konsumuara gjatë orëve të mbrëmjes me para të shtetit.

Në 12 t’natës kabineti i Enver Hoxhaj shpenzon buxhetin në Redbull e Jagermeister

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

.