Në 12 t’natës kabineti i Enver Hoxhaj shpenzon buxhetin në Redbull e Jagermeister

Kabineti i zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, në 12 t’natës, më 18 janar të vitit të kaluar kishte marrë rrugë për në njërin nga lokalet e kryeqytetit.

Shpenzimet e kësaj nate, kabineti i Hoxhajt i kishte paguar nga buxheti i shtetit.

Në faturën prej 22 euro e 40 cent, që ishte shtypur në ora 23:53 të 18 janarit ka edhe pije alkoolike dhe energjike.

Në këtë natë ishin pirë një redbull që kishte kushtuar 3 euro, një Jagermeister që kishte kushtuar 3 euro dhe 1 gotë verë që kishte kushtuar 2 euro e gjysmë.

Përveç pijeve alkoolike, të pranishmit kishin pirë edhe ujë e kafe.

Në faturën që KALLXO.com e ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike nuk tregohet se kush kanë kane qenë të pranishmit në këtë ndejë.

Ndërsa fatura ishte pranuar dhe vërtetuar nga Valon Berisha, këshilltar i Enver Hoxhajt.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.