Pasuria e Kryeinspektores së Policisë

100 mijë euro vlen pasuria e paluajtshme e Drejtueses së Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi.

Në këtë pasuri hyjnë një shtëpi, një objekt i përbashkët me 540 metra katror dhe një oborr i përbashkët me 9 ari.

Kelmendi ka deklaruar se vozit një veturë Golf VI vlera e së cilës është 8 mijë euro.

Para të gatshme në institucione, drejtuesja e IPK-së ka deklaruar 16 mijë euro.

Ajo gjithashtu ka edhe kredi. Gjithsej 29 mijë euro i ka detyrimet financiare Miradije Kelmendi.

Të hyrat vjetore të asaj që drejton Inspektoratin Policor të Kosovës janë 20 mijë e 39 euro. Ajo gjithashtu merr edhe mëditje nga udhëtimet zyrtare në vlerë prej 724 eurove.

Kelmendi ka deklaruar edhe dy lloj pensione të prindërve në vlerë prej 233 eurove. Madje Kelmendi ka të hyra vjetore edhe nga Bordi i AKSP-së në vlerë prej 724 eurove.