Ferizaj

Kjo është sasia e mishit që konsumuan gazetarët në drekën e komunës

Shefi i kabinetit të ish Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa në nëntor të 2016 kishte shtruar një drekë për gazetarë.

Dreka për gazetarët i kishte kushtuar buxhetit të Komunës 94 euro.

Në këtë drek me gazetarët është ngrënë pogaqe, speca në tavë, sallë greke  e mish i kombinuar me sos.

Mish të kombinuar me sos janë porositur 8 sosh, të cilat në total kanë kushtuar 48 euro, ndërsa sallata greke në total ka kapur koston e 18 eurove.

Përvec ushqimit, në këtë drekë janë pirë edhe pije të ndryshem të gazuara, lëngje e ujë, por jo edhe pije alkoolike.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa han kryetari”, ku do të publikohen faturat e drekave dhe darkave zyrtare të përfaqësuesve të komunave të Republikës së Kosovës.

Dreka me gazetare e kabinetit te ish kryetarit te komunes se Ferizajt, Muharrem Sfarqa Foto: KALLXO.com

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.