Hajredin Kuçi për një muaj porosit 25 bambi

Hajredin Kuçi, që mbante pozitën e zëvendës kryeministrit të Kosovës në muajin shkurt të 2011 kishte shpenzuar 324 euro nga kuleta e shtetit vetëm për pije.

Ai gjatë kësaj kohe kishte porositur në byfenë e Qeverisë 327 kafe.

Ndërsa pije të ftohta si CocaCola, Fanta e Schwepps, Hajredin Kuçi kishte porositur 163 copa vetëm për 28 ditë të muajit shkurt.

Ndërsa lëngje të frutave, Kuçi kishte porositur më shumë se sa të gazuara. Të tilla kanë qenë 168 copa.

25 bambi ose qumësht me qokollatë janë porositur gjithashtu nga Kuçi.

Ndërsa në muajin mars të 2011, Kuci shpenzon 226 euro vetëm në pije, prej tyre ishin porositur 260 kafe e 85 qaja.

KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.