Hashim Thaçi gjate fushates ne gjelltore Foto: Hashim Thaçi/FB

Darka e Thaçit me shpagetë me fara të pishave

Ish Kryeministri Hashim Thaçi në mbrëmjes e 29 marsit të 2011 në restaurant Gizzi kishte porositur një lloj shpagete interesante.

Në faturën prej 251 euro, figuron edhe porosia e 3 shpagetave me fara të pishave, të cilat kanë kushtuar në total 16 euro e 80 cent apo 5 euro e 60 copa.

Dy sallata me djathë dhie që kushtonin 11 euro si dhe 5 porcione makarona arabiata për 27 euro.

Aty janë pirë edhe 4 gota raki “Jagërmeister” për 12 orë në total.

Në tavolinë nuk mund të mungonte vera e preferuar e Presidentit Thaçi e llojit “Amarone”. Ai kishte porositur dy të tilla që i kanë kushtuar shtetit 130 euro.

KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.