4 zyrtarë të Kuvendit të Kosovës hanë e pinë në vlerë mbi 250 euro

Në prill të vitit të kaluar, katër zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës, që udhëhiqet nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli, kanë shpenzuar mbi 250 euro për ushqim dhe pije.

KALLXO.com ka siguruar faturën ku janë përshkruar si ushqim dhe pije , për katër persona në vlerë totale prej 253 euro e 35 centë.

Fatura mban datën e 24 prill 2018 ndërsa restoranti ishte zgjedhur “N’peshk Terrace Restaurant” në Veternik të Prishtinës.

Edhe një drekë tjetër një ditë pas, buxhetit i kishte kushtuar goxha para.

Katër persona nga Kuvendi i Kosovës kishin drekuar në të njëjtin restorant ushqim dhe pije në vlerë prej 214 euro e 55 centë.

KALLXO.com raporton në vazhdimësi mbi shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publik.

Lexo edhe: Në drekën e Kadri Veselit me shokë: Bifteku kushtoi 518 euro