Distria Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Distria Krasniqi e Artë në Podgoricë

Distria Krasnqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian u-23 të Xhudos që po zhvillohet në Podgoricë.

Krasniqi medaljen e fitoi pas mposhtjes së katër garueseve.

Rrethin e parë  Krasniqi e kaloi pa luftë. Në të dytin mundi Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova.

Në gjysmëfinale kaloi edhe një pengesë- Francesca Giorda-n nga Italia.

Distria mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë 52 kilogramë./21Media