Gjykimi i Vlladimir Kovaqeviq

Dënohet i akuzuari për marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është shpallur aktgjykimi në rastin e ish-zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale ( QPS ) në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë. Gjykata e ka gjetur fajtorë të akuzuarin Vlladimir Kovaqeviq.

Vlladimir Kovaqeviq, akuzohej nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë se duke punuar si zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Prelluzhë ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

I akuzuari ishte dakorduar më të dëmtuarin, në atë mënyrë që i dëmtuari Gazmend Zeqiri do t’ia paguante shumën prej 100 eurove, për  të realizuar të drejtën e tij të asistencës sociale duke i thënë të dëmtuari se duhet të ri aplikojë, edhe pse me vendimin të gjykatës ka të drejtë në asistencë sociale, duke shtuar se fare nuk do të dërgonte komision për verifikim në shtëpinë e tij, nëse do të paguante këtë shumë.

Sipas Prokurorisë, me këtë ai kishte kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Gjithashtu pasi i dëmtuari i kishte dhënë të akuzuarit shumën prej 100 eurove, me rastin e pranimit i akuzuari ngarkohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa sot në gjykatën e Mitrovicës është shpallur aktgjykimi për këtë të akuzuar lidhur me dy pikat e aktakuzës.

Gjyqtarit i rastit Avni Mehmeti për pikën e pare të aktakuzës e cila kishte të bënte me veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar i akuzuari Kovaqeviq u lirua tërësisht nga kjo pikë, ai gjithashtu u lirua edhe nga te gjitha shpenzimet procedurale.

Gjithashtu gjyqtari Mehmeti ka udhëzuar të dëmtuarin Gazmend Zeqiri lidhur me shpenzimet në kontest civil.

Në anën tjetër për pikën e dytë të aktakuzës e cila është marrje e ryshfetit Kovaqeviq fillimisht është dënuar me 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë, por ai u njoftua nga ana e gjyqtari Mehmeti se këtë dënim mund ta zëvendësoj në dënim me gjobë .

Ndërsa pas konsultimit me mbrojtësin e tij avokatin Faruk Korenica, i akuzuari ka pranuar që ketë dënim ta zëvendësoj në dënim me gjobë .

Me këtë rast i Vlladimir Kovaqeviq për të mos vuajtur 6 muaj burgim do të detyrohet që të paguaj shumën prej 3080 euro për 154 ditë sa janë llogaritur gjykata duke mos përfshire 29 ditë të cilat i njëjti i kishte kaluar në arrest shtëpiak .

Gjyqtari Mehmeti ka thëne se këtë dënim Kovaqeviq do të duhet ta paguaj në këste ta barabarta deri në përfundim brenda një viti, ndërsa nëse ndonjë pjese nuk arrin ta paguaj brenda kësaj periudhe kohore, pjesa e mbetur e dënimit do te vazhdohet përsëri me burg.

KALLXO ka raportuar në vazhdimësi për ketë rast.

Raportimet mund ti gjeni në ketë link.

https://kallxo.com/sot-pritet-te-shpallet-aktgjykimi-ndaj-te-akuzuarit-per-ryshfet/

https://kallxo.com/tre-deshmitare-degjohen-ne-gjykimin-e-ish-zyrtarit-te-qendres-per-pune-sociale/\

https://kallxo.com/deshmitari-tregon-se-dha-100-euro-zyrtarit-te-akuzuar/